Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2019

Një i dyshuar për krime lufte ekstradohet nga Hungaria në Kosovë

0
Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, bëri të ditur se një i dyshuar për krime lufte është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë.


“Sot, institucionet tona kanë realizuar ekstradimin nga Hungaria të një individi të dyshuar për krimet e luftës në Kosovë. Kemi dhënë garanci të plota se krahas ballafaqimit me përgjegjësinë, ne do të respektojmë dinjitetin dhe të drejtat e secilës palë në procedurë", citohet të ketë thënë Tahiri në një komunikatë të lëshuar nga ministria që drejton.


Ai shtoi se institucionet e Kosovës do të mbeten të përkushtuara edhe më tej që secili përgjegjës për krimet e luftës ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999, të dalë para drejtësisë dhe të përgjigjet për veprimet e veta.


Tahuri tha se rendi juridik i Kosovës e garanton respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të secilës palë në procedurë.

 

“Konsolidimi i bazës ligjore dhe rritja e kapaciteteve të organeve të sistemit të drejtësisë është bërë pikërisht për të rritur efikasitetin e vendosjes së drejtësisë për viktimat e këtyre krimeve".


"Zbatimi i të drejtave të njeriut, barazia para ligjit dhe secili segment që ndërlidhet me personat e dyshuar potencialë për vepra penale, përfshirë edhe për ato që ndërlidhen me krimet e luftës, vlejnë dhe do të vlejnë gjithnjë”, tha Tahiri.


Nacionaliteti i të ekstraduarit nuk u bë i ditur.




Губернаторы России





Губернаторы России
103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.com — международная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России