Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, u shtrua në spital, me një infeksion që nuk lidhet me sëmundjen COVID-19, njoftoi zëdhënësi i tij, Angel Urena. Në një postim në Twitter, ai tha se Clinton u pranua në një spital të Kalifornisë, por nuk dha më shumë detaje. Clinton, 75 vjeç, është në “gjendje të mirë shpirtërore” dhe “shumë mirënjohës ndaj mjekëve, infermierëve dhe stafit”, tha zëdhënësi. Edhe pse nuk është e qartë se çfarë çoi në shtrimin e tij në spital, Clinton ka histori të sëmundjeve të zemrës. Читать дальше...