Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2020

Trump i bën thirrje Shqipërisë të largohet nga iniciativa kineze 17+1

0
Trump i bën thirrje Shqipërisë të largohet nga iniciativa kineze 17+1

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka bërë thirrje Shqipërisë të lërë formatin 17+1 të Kinës, ndërsa ka thënë se është i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve.

Kërkesa e Trumpit ndaj Shqipërisë është bërë në një letër të cilën ia ka dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Letra u publikua nga ana e kryeministrit Rama, në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Formati kinez 17+1 është nisma e qeverisë kineze për të promovuar marrëdhëniet e biznesit dhe investimeve midis Kinës dhe vendeve të ish-bllokut komunist të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në këtë nismë bëjnë pjesë edhe Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Republika e Çekisë, Estonia, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Ndërsa, Nisma e Tre Deteve, është një platformë politike që ka për qëllim të nxisë lidhjet mes vendeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke mbështetur projektet e infrastrukturës, energjisë dhe ato digjitale.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t'ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë", thuhet në letrën e Trumpit.

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, që i është bashkuar iniciativës së administratës amerikane “Rrjeti i Pastër” që synon mbrojtjen e rrjeteve 5G nga furnizues dhe operatorë jo të besueshëm të telekomunikacionit.

SHBA-ja është duke komunikuar me shumë vende në botë, për të kundërshtuar bashkëpunimin e tyre me kompaninë kineze Huawei dhe rrjetin e saj 5G.

Uashingtoni e ka vendosur këtë kompani në “listën e zezë” pasi vlerëson se ajo paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe e përdorë teknologjinë e saj për të spiunuar në emër të qeverisë kineze.

Në letrën e tij, presidenti Trump, gjithashtu i ka bërë thirrje Shqipërisë të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael, nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Ju inkurajoj që t'u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jerusalem”, thuhet në letrën të cilën presidenti Trump i ka dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kërkesa e presidentit amerikan ndaj Shqipërisë vjen disa javë pasi me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington më 4 shtator, në praninë e presidentit Trump, Kosova është zotuar se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do ta hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, ndërsa Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Presidenti amerikan e ka falënderuar Ramën për “mbështetjen në normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen e fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, si hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë”.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о развитии столичного района Мнёвниковская пойма





Москва

Парадоксы двойного стандарта


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о развитии столичного района Мнёвниковская пойма



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анна Нетребко

Заметно похудевшую Нетребко запечатлели в Милане: «Шикарные ножки»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

"Евро-Футбол.Ру": "Спартак" летом купит форварда только в случае ухода Соболева

Московские школьники завоевали медали на Азиатской физической олимпиаде

Спортсменки из Пскова привезли два «серебра» с соревнований по джампинг-фитнесу в Москве


Александр Зверев

Алькарас стал победителем "Ролан Гаррос", обыграв в финале Зверева



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

С 12 по 16 июня в центре Москвы будет работать музей под открытым небом



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России