Fermerët e qumështit në hall me vajin e palmës
![Fermerët e qumështit në hall me vajin e palmës](https://gdb.rferl.org/b95b5ac2-c3e7-4311-897d-7a06712ac8f5_tv_w800_h450.jpg)
Shumë fermerë në Kosovë po e derdhin qumështin në lumë dhe kanalizim, pasi nuk po kanë se ku ta shesin atë. Sipas Shoqatës së Qumështarëve, arsye për këtë është se fabrikat e produkteve të qumështit po e përdorin vajin e palmës dhe po marrin pak qumësht nga fermerët. Nga të dhënat e Doganës së Kosovës në vitin 2019 janë importuar 3.4 milionë litra vaj të palmës, kurse ky import në vitin 2015 ishte vetëm 705 mijë litra.