Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2020

Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë dhjetëra “institucione fantome”

0
Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë dhjetëra “institucione fantome”

Në bazë të të dhënave nga raporti i Ministrisë së Shoqërisë Informative në vitin 2019, në Maqedoninë e Veriut veprojnë 14 institucione të cilat nuk kanë asnjë të punësuar apo drejtues të institucionit. 

Problem mbetet se edhe pse këto institucione janë të mbyllura dhe nuk kanë të punësuar, thithin mjete nga buxheti i pushtetit qendror apo atij lokal. 

Një nga ata është dhe shtëpia e studentëve "Done Bozhinovski" në Probishtit, qytet ky në juglindje të vendit, e cila është mbyllur pasi nuk ka pasur asnjë nxënës apo student të interesuar për të qëndruar në të.

Megjithatë, edhe pse ky institucion është mbyllur, në bazë të të dhënave të veglës “Financa të hapura” nga arka e komunës gjatë vitit të kaluar në llogarinë e këtij institucioni janë transferuar 9 mijë e 500 euro. 

Edhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, institucion ky që në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shoqërisë Informative vitin e kaluar nuk ka pasur asnjë të punësuar,  i janë transferuar honorarë për 7 përkthyes në vlerë prej 200 deri në 500 euro. 

 

Pa asnjë të punësuar është dhe Komisioni shtetëror për mbrojtje nga diskriminimi, pasi deputetët nuk arritën ujdi për dy vite që të zgjedhin anëtarët e komisionit në fjalë. 

Po ashtu, pa asnjë të punësuar janë dhe dy institucionet e formuara nga komuna e Shtipit dhe ajo e Prilepit, "ENEGRO Shtip" dhe "ENEGRO Prilep", të cilat është dashur të projektojnë studime për rrjedhën e trajektoreve të gazit natyror, që do të furnizojë këto dy komuna. 

Në Maqedoninë e Veriut si “fantom institucion” ka vepruar dhe Agjencia Kombëtare për Teknologji Nukleare e formuar në vitin 2010, e cila në bazë të dokumentacionit pë themelimin e këtij institucioni  kishte për qëllim për bashkëpunim më të ngushtë me institucionet relevante. 

Në bazë të raportit të Ministrisë së Shoqërisë Informative, janë regjistruar 10 institucione që kanë vetëm një të punësuar, përkatësisht drejtuesin e këtij institucioni,  ndërkohë që 150 institucione të cilat thithin mjete nga buxheti i shtetit  kanë nga 1 deri në 10 të punësuar.  

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për luftën kundër korrupsionit Lupço Nikollovski, tha se në vend ekzistojnë shumë institucione të cilat janë jofunksionale. 

Nikolloski ka theksuar se më në fund duhet të vendoset një rend në të gjitha institucionet, me atë që institucionet për të cilat nuk ka nevoja të mos ekzistojnë fare. 

“Do t'i përforcojmë institucionet atje ku ka nevojë. Mund të shuhen shumë institucione ose disa të mos funksionojnë fare. Për shembull “Agro Berza”  si ndërmarrje publike për menaxhimin e objekteve sportive të cilat nuk funksionojnë. Kemi një grumbull të institucioneve të tilla të cilat nuk funksionojnë dhe unë do të angazhohem të shuhen”, ka theksuar Nikollovski. 

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, sapo ka marrë besimin të drejtojë këtë dikaster, është zotuar se do të angazhohet për hartimin e një analize të thuktë për racionalizimin e institucioneve të shtetit, në mënyrë që ata më pak të thithin mjete nga buxheti i shtetit dhe njëkohësisht të ofrojnë shërbime më cilësore për qytetarët në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian për reformimin e administratës shtetërore. 

Por, Borçe Davitkovski, ekspert për çështje të administratës, thotë se është mëse e nevojshme filtrimi i punës dhe funksionimit të institucioneve të shtetit për punën dhe shërbimet që realizojnë. 

“Nëse dëshirojmë të bëjmë reforma thelbësore në administratën publike, përkatësisht funksionimit të institucioneve shtetërore, fillimisht nevojitet të bëhet një analizë funksionale përkatësisht të përcaktohet qartë se ku përputhen  kompetencat e shumë organeve shtetërore ose atyre publike dhe në bazë të kësaj analize do të bëhet e qartë se cilat institucione i kanë të dyfishuara apo u trefishohen kompetencat dhe aty duhet të bëhen prerje të thella. Por, për këtë nevojitet vullnet politik”, thotë Davitkovski. 

Nga ana tjetër, Juliana Karai, nga Instituti për Politika Evropiane, për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedoninë e Veriut në procesin e përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane tani pas fillimit të bisedimeve e pret një punë shumë e vështirë, sepse kriteret për funksionimin e administratës shtetërore janë qartë të definuara. 

“Komisioni Evropian angazhohet për ristrukturimin  e administratës për t'u bërë ajo më efikase, me performanca të tilla që të jetë në funksion të qytetarëve, duke pasur për bazë gjithmonë llogaridhënien|, tha ajo. 

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës, në Maqedoninë e Veriut ka 1 mijë e 324 institucione publike ku janë të punësuar 132 mijë e 900 administratorë.

Në bazë të këtyre të dhënave, 1 mijë e 300 administratorë të punësuar në bazë të Marrëveshjes së Ohrit marrin paga pa shkuar në punë pasi ata edhe kundrejt deklarimeve të zyrtarëve të lartë me vite mbeten të pasistemuar në institucionet e shtetit.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Начался прием заявок на конкурс грантов для социальных НКО





Москва

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о работе хаба молодежного предпринимательства



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Игорь Бутман

Долина, Бутман и его оркестр представили Россию на Akra Jazz Festival в Турции




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Генпрокуратура потребовала передать государству велотрек с Олимпиады-80

«23 and Friends»: в Москве состоялся спортивно-музыкальный фестиваль Аш 23

Ход конем. В Москве на Гоголевском бульваре открылся летний шахматный клуб


Анна Калинская

«Контракта на экипировку у меня до сих пор нет» // Теннисистка Анна Калинская о лучшем сезоне в своей карьере



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Настроение

РОССИЮ ОЖИДАЕТ ПЛЮС 50 ГРАДУСОВ: КАКИМ ГОРОДАМ ЖДАТЬ АНОМАЛЬНУЮ ЖАРУ



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России