Pence dhe Harris debatojnë për pandeminë
![Pence dhe Harris debatojnë për pandeminë](https://gdb.rferl.org/81a4bc32-2a48-483f-b4bc-904b0d730450_tv_w800_h450.jpg)
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, dhe kandidatja demokrate për zëvendëspresidente, Kamala Harris, kanë debatuar për herë të parë të mërkurën - më pak se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në SHBA. Debati ishte më i qetë sesa ai i shefave të tyre, Donald Trump dhe Joe Biden, i cili është mbajtur më 29 shtator.