Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2020

Pajtimi i heshtur i partive politike për transparencë të ulët financiare

0
Pajtimi i heshtur i partive politike për transparencë të ulët financiare

Çështja e financimit të partive politike, përkatësisht plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike, është një nga çështjet më të rëndësishme që ndërlidhet me transparencën financiare të partive politike, vlerësojnë përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës dhe Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, të cilat mbikëqyrin punën e Kuvendit të Kosovës dhe të partive politike.

Sipas tyre, Raporti i Progresit i Komisionit Evropan për Kosovën, i cili është publikuar së fundmi, i ka kushtuar rëndësi të veçantë vonesës së rishikimit të legjislacionit për financimin e partive politike.

Në vitin 2019, Qeveria e atëhershme e Kosovës, e kishte iniciuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e partive politike.

Projekligji kishte kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, por për shkak të ndryshimeve të propozuara nga partitë politike, ai ishte kundërshtuar nga shoqëria civile, e cila kishte protestuar, me arsyetimin se projektligji nuk siguron transparencë në publikimin e financave dhe shpenzimeve të partive politike. Në qershor të vitit 2019, Qeveria e Kosovës e kishte tërhequr nga Kuvendi i Kosovës këtë projektligj.

Pa rishikim të ligjit, “terr financiar”

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë që Raporti i Progresit i Komisionit Evopan, ndër të tjera ka nënvizuar që çështja e financimit të partive politike dhe fushatës së tyre zgjedhore nuk është transparente, meqenëse rregullativa ligjore aktuale nuk është adekuate.

Rrjedhimisht, sipas tij, kjo pamundëson një raportim të plotë dhe në kohën e duhur të shpenzimeve të partive politike, si dhe pamundëson një mbikëqyrje efektive apo llogaridhënie të partive politike lidhur me parregullsitë eventuale që mund t’i kenë në raporte.

Në bazë të dispozitave aktuale ligjore, sipas Cakollit, auditimi i financave të partive politike merret vetëm me shpenzimet dhe burimet financiare të deklaruara të tyre, por jo edhe me shumat e padeklaruara të parave, të cilat ato i marrin. Përfshirja e këtyre vërejtjeve në projektligj ka qenë insistim i shoqërisë civile dhe në këtë drejtim, siç thotë ai, ka qenë edhe çështja e ngritur nga ana e Raportit të publikuar nga Komisioni Evropian.

“Herën e kaluar, projektligji i propozuar nga ana e qeverisë ka qenë relativisht i duhuri, por në mes të dy leximeve janë bërë ndryshime nga ana e deputetëve, të cilat e kanë prishur thelbin e ligjit dhe e kanë minuar frymën e ligjit që garanton transparencë dhe llogaridhënie të partive politike”, thekson Cakolli.

Arton Demhasaj, drejtor i Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se me bazën aktuale ligjore, partitë politike nuk janë të obliguara që t’i publikojnë raportet e tyre financiare, derisa ato nuk auditohen.

Ndërkaq, sipas tij, Kuvendi ka pasur probleme që t’i auditojë partitë politike dhe ka prodhuar situatën që për tre deri në katër vjet, fare nuk është ditur se si po finanacohen patitë politike dhe si po i shpenzojnë paratë e tyre.

“Kjo tregon që në rast se ligji nuk rishikohet shpejt dhe nuk merren parasysh kërkesat për ndryshim të Ligjit për financim të partive politike, pasoja është që ne mund ta kemi komplet një lloj terri financiar sa i përket partive politike dhe ato mund të financohen nga kushdo, mund të marrin ndoshta edhe donacione të jashtëligjshme dhe gjëra të tilla dhe ne nuk mund ta dimë fare. Prandaj duhet të rishikohet ligji dhe të rritet niveli i transparencës dhe llogaridhënies”, thekson Demhasaj.

*Video nga arkivi: Marsh kundër Projektligjit për financimin e subjekteve politike

Dyshime për shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore

Publikimi i raporteve financiare të partive politike, si dhe deklarimet financiare të fushatës zgjedhore, bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Por, zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi, thotë se ato raporte janë dorëzuar nga partitë politike, por nuk mund të publikohen para se të bëhet auditimi i tyre.

“Auditimi i këtyre dy llojeve të raporteve bëhet nga auditorë, të cilët i përzgjedhë Kuvendi i Kosovës, përmes Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike. Pra, auditimi i këtyre raporteve nuk është detyrë e KQZ-së. Unë mund t’ju konfirmoj se deri më tash raportet vjetore financiare të viteve 2018 dhe 2019, si dhe raportet e deklarimeve financiare të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019, nuk janë audituar akoma”, theksoi Elezi.

Pa publikimin e raporteve financiare të partive politike, si dhe deklarimeve financiare të fushatës zgjedhore, sipas Cakollit, publiku nuk mund të ketë informacionet e duhura se a janë zbuluar manipulime apo keqpërdorime në kuadër të financave të partive politike.

Hera e fundit kur janë audituar raportet, sipas tij, ka qenë për një periudhe të largët kohore. Raportet e auditimit, të cilat janë publikuar në fillim të vitit 2019, siç thotë ai, kanë trajtuar periudhën raportuese prej vitit 2013.

“Kjo e ka penguar publikun që të ketë informacione. Ndërsa, në bazë të dosjes së informimit publik që KQZ-ja ka publikuar në fund të vitit të kaluar dhe nëse të njëjtat krahasohen me të dhënat që ne si DNV (Demokracia në Veprim) i kemi marrë gjatë zgjedhjeve, ekzistojnë dallime të konsiderueshme në shumat e deklaruara nga partitë politike për shpenzimet gjatë fushatës, me ato që ne faktikisht i kemi parë gjatë monitorimit të aktiviteteve të tyre”, thekson Cakolli.

Ndërkaq, Demhasaj shpreh mendimin që ekziston një lloj pajtimi i heshtur i partive politike që niveli i transparencës dhe llogaridhënies të jetë sa më i ulët, për shkak se u përgjigjet që të financohen në mënyra të ndryshme. Por, deri më tash, sipas tij, nuk ka pasur asnjë rast të ngritur në gjykata për fshehje të prejardhjes së financave nga partitë politike.

“Raste në gjykata deri tash nuk ka pasur, por ka pasur financime të dyshimta vazhdimisht. Ka pasur kohë pas kohe edhe financime të jashtëligjshme, sidomos sa i përket shumës që e kanë pranuar ose që KQZ-ja pastaj i ka obliguar që t’i kthejnë. Por, në mungesë të një njësie adekuate që t’i mbikqyrë këto, unë mendoj që ka për të qenë problematike. Auditori i jashtëm vazhdimisht identifikon shkelje, probleme të mëdha, sidomos në aspektin financiar, por që asnjëherë asnjë masë nuk merret ndaj tyre, sepse nuk ka mekanizëm adekuat që të merret me atë çështje”, thotë Demhasaj.

Të dy përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, vlerësojnë se arsyet si këto dhe mjaft të tjera janë të bollshme për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e partive politike, e të cilin Komisioni Evropian e ka trajtuar në disa nga raportet e saj për Kosovën në vitet e fundit.

Këshilli për çështje ligjore i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktualisht është duke hulumtuar nëse ekzistojnë mundësitë ligjore për publikimin e raporteve vjetore financiare të partive politike, në këtë fazë, ende pa u audituar.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Дима Билан

Билан заявил, что согласен стать отцом ребенка от Лолиты Милявской




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


ATP

«Ну и где здесь «группа смерти?» ATP показала, каким был бы Евро-2024 с теннисистами



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


WTA

Саснович победила на старте квалификации турнира WTA-500 в Берлине



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России