Në Kosovë edhe 80 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë
![Në Kosovë edhe 80 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë](https://gdb.rferl.org/35351F12-A06B-49BA-90EC-61DCA36B3119_w800_h450.jpg)
Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe 80 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë.
Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, në një konferencë për media të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ramadani tha se ditëve të fundit “ka rritje të lehtë të rasteve pozitive”.
Rastet e fundit rezultuan nga testimi i 650 mostrave.
Ramadani po ashtu tha se në 24 orët e fundit janë shëruar 55 pacientë nga koronavirusi.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 16,425, i viktimave në 650 dhe i të shëruarve në 14,460.
Në konferencën për media mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se ka “rrezik real” që institucionet të detyrohen të marrin “masa më ekstreme” kufizuese, nëse numri i rasteve pozitive me koronavirus vazhdon të rritet.