Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2020

Odalloviq: Hapja e arkivave ndihmon në çështjen e të pagjeturve

0
Odalloviq: Hapja e arkivave ndihmon në çështjen e të pagjeturve

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Velko Odalloviq, e vlerëson si shumë të rëndësishme faktin që çështja e të zhdukurve është përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington më 4 shtator, nga Kosova dhe Serbia.

“Na duhet një shtytje e re, një cilësi e re në atë që bëjmë dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që kjo çështje është njohur në Uashington dhe Bruksel", thotë Odalloviq në një interviste për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Në dokumentet e nënshkruara nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Uashington, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, të dyja palët janë zotuar se do të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të zhdukur.

Ndërsa në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, palët kanë diskutuar së fundmi edhe për çështjen e të zhdukurve.

Odalloviq kërkon mbështetje ndërkombëtare, e cila do të përfshinte hapjen e arkivave të organizatave ndërkombëtare që kanë vepruar në Kosovë. Ai ka përmendur arkivat e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), misionit të NATO-s (KFOR) si dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), por edhe të Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, të cilat sipas tij, përmbajnë shumë dokumente që mund të ndihmojnë në kërkimin e personave të zhdukur.

Ai thotë se pala serbe do të vazhdojë të bëjë kërkime në arkivat e veta, por që i është kërkuar edhe Prishtinës të ofrojë përgjigjje për arkivat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tash mund të jenë në pronësi të ndonjë institucioni në Kosovë.

“Ne kontrolluam arkivat për dhjetë, 15 vjet dhe çdo dokument që gjetëm e vendosëm në funksion të kërkimit (të personave të zhdukur, v.j.) Ne do të kërkojmë më shumë dhe kjo është ajo për të cilën kemi mbështetje. Por, nga pala tjetër nuk kemi pasur asnjë dokument apo arkiv të vetëm, dhe shpesh jemi të bindur se ekzistojnë video-incizime që Prishtina i ka në dispozicion”, thotë Odalloviq, i cili po ashtu konfirmon se gjatë kësaj jave, me kërkesë të Prishtinës dhe sipas informacionit që ata kanë, pala serbe do të kërkojë një lokacion afër Novi Pazarit, i cili quhet Kozarevo.

“Ne do të vazhdojmë edhe në - shpresoj se kushtet e motit do të na lejojnë - Kizhevak (afër Rashkës) javën e ardhshme. Ne ishim disa ditë më parë në një lokacion afër Sjenicës, ku Prishtina gjithashtu ka informacione rreth një vendi të mundshëm. Pra, këto janë aktivitetet që zhvillohen në vendin tone”, tha Odalloviq, duke shtuar se një aspekt i rëndësishëm për zbulimin e varrezave janë edhe imazhet satelitore për çka ai ka kërkuar ndihmën e zyrtarëve të ambasadës amerikane.

Sipas të dhënave të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë 1,643 të persona të pagjetur si pasojë e konfliktit të fundit në Kosovë, 21 vjet më parë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në vazhdimësi kanë akuzuar palën serbe për fshehjen e informacioneve për vendndodhjen e varrezave masive.

Së fundmi qeveria e Kosovës përmes një deklarate ndër të tjera ka thënë se “Beogradi zyrtar, gjatë gjithë këtyre viteve, qëllimisht dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar qindra-mijëra civilë të pafajshëm”.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о новом вольере для снежных барсов в Московском зоопарке





Москва

Концертный директор для музыкантов. Концертный директор для певцов. Концертное агентство в Москве. Букинг агентство. Организация концертов и гастролей.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: В этом году к проекту «Открой#Моспром» присоединился один миллион человек



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

«Всю жизнь я зарабатывал пением и… легким аферизмом». Прохор Шаляпин раскрыл источники дохода в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» на ТВ-3




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Футболисты ЮФУ одержали три победы в домашнем турнире

Роман Костомаров поучаствовал в боксерской тренировке в Москве

В Москве выставили на продажу редкий Mercedes-Benz SLR McLaren за 100 млн рублей


ATP

«Ну и где здесь «группа смерти?» ATP показала, каким был бы Евро-2024 с теннисистами



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

McDonald's Grimace showed Mets fans what happens when something goes right this season



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России