Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2020

Buxheti, sfida e ardhshme e Qeverisë së Kosovës

0
Buxheti, sfida e ardhshme e Qeverisë së Kosovës

Sfida e ardhshme për Qeverinë e Kosovës vlerësohet të jetë miratimi nga deputetët i Projektligjit për buxhetin e vitit 2021, i cili në kuvend duhet të paraqitet pas muajit tetor, thotë Jeta Krasniqi, analiste në Institutin Demokratik të Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit të Kosovës.

Ky projektligj është në përfundim dhe buxheti për vitin e ardhshëm pritet të jetë 2.4 miliardë euro.

Në bazë të procedurave ligjore, fundi i tetorit (31 tetor) është koha kur qeveria duhet ta miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal dhe ta dorëzojë në kuvend, kurse afati përfundimtar kur duhet të miratohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është fundi i dhjetorit (31 dhjetor).

Duke marrë parasysh se vendimmarrja në Kuvendin e Kosovës vazhdon të jetë problematike për shkak të mungesës së kuorumit (numrit të mjaftueshëm të deputetëve të pranishëm në seancë për votim), Kosova rrezikon që Projektligji për buxhet të mos votohet në afatet e caktuara ligjore, vlerëson Jeta Krasniqi.

“E njëjta sfidë mund të jetë edhe për Projektligjin për buxhetin. Nëse një qeveri nuk mund ta kalojë Ligjin për buxhetin, ajo shihet si tip mocioni mosbesimi, pasi buxheti është mjet, përbrenda të cilit një qeveri mund ta shtyjë përpara programin e saj qeverisës”, thotë Krasniqi.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës do të përballet me vështirësi në sigurimin e votave të mjaftueshme për të votuar buxhetin. Pamundësia e sigurimit të votave për miratim të ligjeve nga qeveria aktuale, sipas Krasniqit, është vërtetuar më së miri me Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, që në tentativën e shtatë ka arritur të miratohet në lexim të parë, pikërisht për shkak të mungesës së kuorumit.

Krasniqi: (S') Ka sfida në miratimin e Projektligjit për buxhet

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thotë se projektligji është në fazën përfundimtare dhe brenda dy javësh pritet të dërgohet për miratim në qeveri, e më pas në kuvend.

“Kështu që sfida do të ketë, por në rrethana aktuale, si Ministri e Financave, jemi duke bërë më të mirën e mundshme që të përgatisim një buxhet, i cili është i qëndrueshëm dhe brenda rrjedhave ekonomike”, thotë Krasniqi.

Gërxhaliu: Viti 2021 më sfidues se viti 2020

Mungesa e unitetit politik dhe përçarjet politike janë bërë probleme më të mëdha në Kosovë sesa pandemia e shkaktuar nga koronavirusi dhe kjo do të reflektojë edhe në mosmiratimin e Projektligjit për buxhetin 2021, thotë Safet Gërxhaliu, ekspert për çështje ekonomike.

 

“Në këtë drejtim, besoj se vota e deputetëve duhet të jetë obligim moral për ta, që për shtet të bëjnë më tepër sesa për interesa personale, klanore dhe interesa politike. Në këtë situatë, besoj që Kosova meriton dhe kërkon një bashkërendim të të gjithë akterëve relevantë politikë, por kjo nuk po ndodh, kështu që druaj se viti 2021 do të jetë edhe më sfidues”, thekson Gërxhaliu.

Nëse buxheti nuk miratohet deri më 31 dhjetor, atëherë në bazë të procedurave ligjore, kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal.

Ligji për ndarjet buxhetore i vitit të kaluar fiskal, në asnjë rast, nuk mund të vazhdojë të zbatohet për më gjatë se tre muaj të vitit të ardhshëm fiskal.

Me të gjitha sfidat eventuale që mund të paraqiten për miratimin e Projektligjit për buxhetin, Gërxhaliu vlerëson se në planifikimet buxhetore duhet të përfshihet edhe një rezervë shtetërore, në rast të vazhdimit të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Krasniqi: Nuk është planifikuar mbyllje e ekonomisë

Por, Agim Krasniqi, nga Ministria e Financave, tregon se një pjesë e programit nga Projektligji për rimëkëmbje ekonomike do të vazhdojë të ekzekutohet edhe vitin tjetër.

Kurse, në projeksionet tjera buxhetore, thotë ai, nuk është paraparë që të ketë mbyllje të ekonomisë vitin e ardhshëm, për shkak të sëmundjes COVID -19, që e shkakton koronavirusi.

Edhe në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar thuhet se “duke pasur parasysh zhvillimin e pasigurt të pandemisë, buxheti për vitin 2021 duhet të përfshijë një alokim të përgjithshëm të rezervës për masat zbutëse që mund të vendosen në gjysmën e parë të vitit 2021, nëse është e nevojshme”.

Për shkak të pandemisë, Kosova, sipas Ministrisë së Financave, gjatë këtij viti ka shënuar rënie ekonomike për 6.5 për qind. Njëjtë ka parashikuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ndërsa, kthimi më 2021, sipas FMN-së, do të jetë në intervalin 4.5 - 6 për qind.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Возвращение певицы Жанны Агузаровой обернулось скандалом




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Анна Курникова

Курникова показала трогательные фото Энрике Иглесиаса



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Українські новини

Монтаж димоходів та вентиляційних систем у Києві



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России