Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2020

Patentë-shofer ndërkombëtar që nuk vlen ndërkombëtarisht

0
Patentë-shofer ndërkombëtar që nuk vlen ndërkombëtarisht

Fillimi i lëshimit të patentë-shoferëve ndërkombëtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), ka shkaktuar paqartësi, duke u bazuar në faktin që Kosova nuk është anëtare e organizatave ndërkombëtare, gjë që e bën të vlefshëm patentë-shoferin e lëshuar nga autoritetet në Kosovë.

MPB-ja më 14 tetor ka nisur lëshimin e patentë-shoferëve ndërkombëtarë. Zyrtarë nga ministria kanë theksuar se patentë-shoferi do t’iu hyjë në punë qytetarëve “në disa shtete”, deri në njohjen ndërkombëtare të këtij dokumenti sipas konventës ndërkombëtare.

Nol Dedaj, ekspert i fushës së sigurisë rrugore, megjithatë thotë se patentë-shoferi ndërkombëtar, të cilin e lëshon Agjencia për Regjistrim Civil, e i cili kushton 10 euro, nuk është i vlefshëm dhe nuk njihet në asnjë shtet evropian.

Ai thekson se vendimi për ta lëshuar këtë dokument është një gabim i ministrisë, siç thotë ai, që tregon edhe jo profesionalizëm.

"Kosova ende nuk është anëtare nënshkruese e Konventës së Vjenës për patentë-shofer. Nuk jemi as anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe këto janë dy elementet kryesore, të cilat neve na ndalojnë që ne ta kemi të lejuar të vozisim automjetet në shtetet e BE-së", thotë Dedaj.

Dedaj theksoi se Kosova nuk është e anëtarësuar në asnjë shoqatë e as në ndonjë konferencë rajonale, evropiane ose botërore që e njeh patentë-shoferin e Kosovës.

"Nëse qytetarët e Kosovës e paraqesin [patentë-shoferin ndërkombëtar] në Gjermani ose diku tjetër, ai do të konfiskohet dhe kam frikë se do të ketë pasoja edhe për qytetarin", thekson Dedaj.

Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrim Civil, Bekim Hoxha, thotë se lëshimi i patentë-shoferit ka ardhur pasi vetë ligji e parasheh një gjë të tillë.

"Pas disa kërkesave të qytetarëve, të cilët jetojnë në vendet aziatike dhe afrikane, ku iu kërkohet ky patentë-shofer, pra duke iu referuar edhe ligjit [Ligjit për patentë-shofer] ne jemi munduar ta rregullojmë këtë çështje dhe t'i pajisim qytetarët me këtë dokument. Por, nuk do të thotë se ne, në një të ardhme të afërt, nuk do të jemi pjesë e konventës dhe do të njihet ndërkombëtarisht", thotë Hoxha.

Qytetarët apo studentët, të cilët punojnë në shtetet si Irak, Afganistan, Uzbekisatan, Arabia Saudite e të tjera, kanë pasur kërkesa për këtë lloj të dokumentit, thotë Hoxha.

Ai, megjithatë, thekson se nuk e di nëse është duke u pranuar ky dokument nga shtetet në fjalë.

"Nuk kam informata zyrtarisht, vetëm kërkesa nga qytetarët. Pra, nuk kam informata zyrtare që iu njihet patenta", shprehet ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrim Civil, Bekim Hoxha, thotë po ashtu se drejtoria të cilën e drejton, është duke punuar në për t’u anëtarësuar në mekanizmat përkatës që e njohin këtë patentë ndërkombëtare.

Qytetarët e Kosovës që jetojnë në një shtet të caktuar evropian, me patentë-shofer normal të Kosovës nuk mund të vozisin më shumë se gjashtë muaj në atë shtet.

Eksperti i fushës së sigurisë rrugore, Dedaj, thekson se Kosova në zhvillimin e politikave të patentë-shoferëve është shumë mbrapa me shtete e tjera.

"Jo që jemi vonuar, por jemi shumë vonë për zhvillmin e politikave të patentë-shoferit", shton ai.

Autoritetet në Kosovë, për vite me radhë, ka zhvilluar bisedime me shtete të ndryshme si Austria, Gjermania, Italia e shtete të tjera për njohjen e patentë-shoferit të Kosovës, për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj për qytetarët e Kosovës që jetojnë në këto shtete. Deri më tash nuk është arritur një pajtim lidhur me këto çështje.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о работе хаба молодежного предпринимательства





Москва

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о работе хаба молодежного предпринимательства



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Виктор Цой

Полина Гагарина назвала себя жертвой конфликта из-за песни Цоя




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Чемпионат по служебному биатлону состоялся в столичном главке Росгвардии

Генпрокуратура потребовала передать государству велотрек с Олимпиады-80

После концерта и в дождь дороже: как складываются цены на поездки на такси


Ролан Гаррос

Джокович снялся с Открытого чемпионата Франции по теннису



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Новости 24 часа

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России