Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2020

Pse disa njerëzve iu duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar nga COVID-19?

0
Pse disa njerëzve iu duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar nga COVID-19?

Njerëzit që infektohen me virusin SARS-CoV-2 dhe zhvillojnë sëmundjen e COVID-19 mund të shërohen mesatarisht pas dy javësh nga paraqitja e parë e simptomave.

Për disa raste më të rënda të COVID-19, mjekët thonë se shërimi i të infektuarve mund të zgjasë deri në gjashtë javë.

Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë njerëz po thonë se vazhdojnë të kenë simptoma për javë ose muaj edhe pasi kanë menduar se janë shëruar.

Ky fenomen është përhapur aq shumë, saqë tani i është dhënë emri: "COVID i gjatë".

Nuk ka asnjë përkufizim mjekësor ose listë të simptomave të njëjta për të gjithë pacientët – dy persona me COVID-19 të gjatë mund të kenë përvoja shumë të ndryshme, por forma më e zakonshme e këtij virusi është lodhja dhe plogështia e përgjithshme.

Simptoma të tjera përfshijnë gulçim, kollë të vazhdueshme, dhimbje të kyçeve, ngërçe muskulore, probleme të dëgjimit dhe shikimit, dhimbje koke, humbje e shijes dhe nuhatjes si dhe dëmtime të zemrës, mushkërive, veshkave dhe zorrëve.

Simptomat afatgjata të COVID-19 rezultojnë edhe me probleme mendore, që përfshijnë depresion, ankth dhe paaftësi për të menduar qartë. Së voni, një term që po përdoret shpesh për mungesën e qartësisë së mendjes është "mjegulla në tru".

Në kategorinë e COVID-it afatgjatë nuk përfshihen vetëm njerëzit të cilëve u duhet kohë për t’u rikuperuar nga kujdesi intensiv. Edhe njerëzit me infeksione relativisht të lehta mund të mbesin me probleme shëndetësore të përhershme dhe serioze.

"Ne nuk kemi asnjë dyshim që COVID afatgjatë ekziston", i tha profesor David Strain nga Universiteti i Exeter, BBC-së, i cili tashmë po pranon pacientë me simptoma afatgjata të COVID-19 në klinikën e tij që vijnë kryesisht me sindromën e lodhjes kronike.

Studiuesit dhe doktorët në klinika ende nuk kanë rënë dakord për emërtimin e këtyre simptomave të gjata. Literatura përfshin "sindromën post-COVID" dhe "COVID-19 kronik". Tani studiuesit, grupe pacientësh dhe ata që preken nga kjo gjendje gjithnjë e më shumë po e përdorin termin "COVID i gjatë".

Ata gjithashtu bëjnë thirrje që përcaktimi i rikuperimit nga COVID-19 të bazohet në kritere që nuk lidhen vetëm me një test negativ të COVID-19.

Arritja e marrëveshjes për terminologjinë e duhur për gjendjen afatgjatë të COVID-19 është thelbësore, thotë Felicity Callard nga Universiteti i Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar për revistën Nature, e cila gjithashtu është e prekur me COVID që një kohë të gjatë.

Callard është një nga një grup studiuesish që kanë kaluar përvojën e COVID-it të gjatë – dhe të cilët krijuan një blog për British Medical Journal, duke u bërë thirrje komuniteteve kërkimore dhe mjekësore të fillojnë të përdorin termin "COVID i gjatë" në vend të disa emrave alternativë.

Autorët e blogut pretendojnë se fjalët si "post", "sindromë" dhe "kronike" delegjitimojnë vuajtjet, gjë që e bën të vështirë që njerëzve t’u ofrohet kujdesi i nevojshëm.

Termi "COVID i gjatë" u përdor për herë të parë në Twitter si një hashtag nga Elisa Perego në maj të këtij viti, për të përshkruar përvojën e saj të ‘një gjendje shumëfazore’, ciklike që ndryshonte në kohë dhe simptoma nga rruga dyfazore e diskutuar në punimet e hershme shkencore, që u përqendrua në shtrimin në spital të pacientëve.

Vetëm tre muaj më vonë, pas një avokimi intensiv nga pacientët në të gjithë botën, ky term i shpikur nga pacientët u përdor nga akterë të fuqishëm, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndjek nga afër zhvillimin e çështjeve që lidhen me COVID-in e gjatë. Studiuesit dhe agjencitë e financimit duhet gjithashtu të marrin në konsideratë më urgjentisht përkufizimin e shërimit nga COVID-19 dhe nëse duhet të miratojnë termin ‘COVID afatgjatë’ dhe të vendosin zërin e pacientit në qendër të procesit.

Shumë nga këta pacientë thonë se sëmundja afatgjatë ndikon seriozisht në jetën e tyre, shpesh duke i lënë të paaftë për punë dhe jetën e përditshme.

Edhe më keq, kur ata shpesh marrin pak ose aspak mbështetje nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilët ose janë të hutuar nga simptomat e qëndrueshme të pacientëve të tyre dhe nuk dinë si t'i lehtësojnë ato ose e refuzojnë plotësisht fenomenin.

Pacientët u organizuan në grupe mbështetëse joformale që u shfaqën në Internet, të tilla si Long COVID SOS.

Përgatiti: Shkumbin Ahmetxhekaj





Губернаторы России
Москва

Собянин открыл пешеходную галерею между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская





Москва

Солнечные дети на сцене Кремля


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин одобрил три проекта по программе создания мест приложения труда



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

«Звездач»: рэпер Тимати приобрел мотоцикл за 3,1 млн рублей




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей

Чемпионат по служебному биатлону состоялся в столичном главке Росгвардии

Дмитрий Вязьмикин – тренер по индивидуальной подготовке молодежного футбола «Локо»


Ролан Гаррос

Теннисистка из Пятигорска вышла в четвёртый круг турнира Большого шлема



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России