Francezët nderojnë mësuesin e vrarë
![Francezët nderojnë mësuesin e vrarë](https://gdb.rferl.org/381BFD76-85CE-4D74-A1A3-010CECB3B29A_w800_h450.jpg)
Mijëra persona marshuan në disa qytete të Francës më 18 tetor, për të shfaqur solidaritetin e tyre dhe për të dënuar vrasjen e një mësuesi. Mësuesit të historisë, Samuel Paty iu pre koka më 16 tetor jashtë shkollës ku ai punonte në Conflans-Sainte-Honorine, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed para nxënësve të tij. Sulmuesi, një 18-vjeçar, me prejardhje çeçene, i lindur në Moskë, u vra nga policia.