Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2020

Lajçak: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë, një kompromis i dhimbshëm

0
Lajçak: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë, një kompromis i dhimbshëm

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nuk është i lehtë dhe se zgjidhja do të jetë një "kompromis i dhimbshëm".

“Për këtë arsye po përpiqemi që të arrijmë tre qëllime në të njëjtën kohë - së pari, për të normalizuar të dy palët, së dyti, për të ndërtuar procese dhe zgjidhje të ardhshme bazuar në normat dhe vlerat evropiane dhe së treti, për të kontribuar në stabilitetin rajonal. Ky nuk është proces i lehtë. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por unë mendoj se është e mundur, dhe padyshim që ia vlen ”, theksoi Lajçak.

Këto komente Lajçak i bëri në Forumin për Siguri të Beogradit, që këtë vit u organizua virutalisht. Në të, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shprehën pikëpamje të ndryshme, sa i përket mënyrës se si të dyja shtetet mund të arrijnë deri te një marrëveshje përfundimtare.

Tema e këtij forumi ishte "Beogradi-Prishtina: Pa besim nuk ka zgjidhje". 

Lajçak tha se procesi i dialogut duhet të sjellë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, paqe të qëndrueshme dhe prosperitet.

“Prandaj, vërtetë shpresoj se do t’ia dalim sepse është në interesin e çdo qytetari të Serbisë dhe Kosovës dhe gjithashtu është e rëndësishme për BE-në dhe SHBA”, tha ai.

Zyrtari i BE-së tha po ashtu se nuk mund të arrihet paqe e qëndrueshme nëse nuk ka besim mes partnerëve.

Ai tha se që të ndërtohet besimi “ne duhet të marrim parasysh të kaluarën tragjike të rajonit”, e cila sipas tij, po errëson realitetin e sotëm.

“Që të gjithë ne duhet ta bëjmë pjesën tonë për ta zbardhur të vërtetën e plotë dhe për të marrë përsipër pasojat, pa marrë parasysh se sa e dhimbshme mund të jetë kjo. Por, e kaluara duhet të adresohet dhe të procedohet nga ekspertët e fushës, kryesisht të gjyqësorit dhe historisë. Kjo nuk është punë e politikanëve”, tha Lajçak.

Hoti: Kosova për marrëveshje mbi parime e jo zgjidhje kreative

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Kosova ka treguar përkushtim të madh për procesin e dialogut dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe paqësore.

“Por, ne do të sigurohemi që ky proces të qëndrojë mbi parime të qarta, të cilat i kam bërë publike në muajin korrik. Ne do të jemi të angazhuar plotësisht për të arritur këtë marrëveshje për normalizim të plotë mbi parimet e gjetjes së zgjidhjeve sistematike, jo të zgjidhjeve kreative, por sistematike, të bazuara mbi parime të qarta, që të sigurohemi se këto dy shtete kanë arritur marrëveshje, që respekton realitetin dhe siguron perspektivë të qartë evropiane për të dyja shtetet, por edhe për rajonin”, tha Hoti.

Ai shtoi se është e rëndësishme të shihet realiteti dhe çfarë do të marrin të dy vendet.

"Pra, është një fqinjësi paqësore, që jeton së bashku dhe i normalizon marrëdhëniet, duke ua mundësuar qytetarëve tanë të lëvizin lirshëm, si dhe që bizneset të tregtojnë mbi baza të barabarta. Ekzistojnë shumë probleme nga e kaluara, të tilla si çështja e të zhdukurve, por ne pranojmë që të ulemi në tryezën e negociatave, në mënyrë që të arrijmë atë marrëveshje”, tha Hoti.

Hoti ka deklaruar më herët se marrëveshja përfundimtare me Serbinë, duhet të përfshijë njohjen reciproke. Ai ka paraqitur edhe parimet e Qeverisë së Kosovës për këtë marrëveshje, duke argumentuar se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, se nuk duhet të preket karakteri unitar i vendit si dhe parimi i tretë që marrëveshja që do të arrihej me Serbinë, do të duhet të jetë në përputhje me Kuishtetutën e Kosovës.

Vuçiq: Duhet shumë përpjekje për të arritur një zgjidhje kompromisi

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, duhet të angazhohen të gjithë për arritjen e një zgjidhje kompromisi, që do të thotë, se nëse është e nevojshme, për të zgjidhur këtë problem duhet të bëhen shumë gjëra jashtë kornizës.

“Nuk po mendoj për ndonjë rregullim të vijës kufitare apo administrative apo diçka të ngjashme. Unë po flas për ide të ndryshme politike, për çështje të ndryshme politike. Ne duhet të investojmë shumë përpjekje dhe të jemi më shumë të orientuar strategjikisht sesa politikisht ose teknikisht. Ne do të përfshihemi plotësisht në këtë proces dhe do të bëjmë shumë përpjekje për të arritur këtë zgjidhje kompromis”, ka thënë presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Vuçiq tha se ky proces nuk do të jetë i lehtë, por ai mendon që “atmosfera duhet të ndryshohet dhe gjithçka që është nënshkruar duhet të zbatohet, duke filluar nga marrëveshja e parë e Brukselit e vitit 2013, që gradualisht të ndryshohet atmosfera e përgjithshme, si dhe që njerëzit duhet të afrohen”.

“Për këtë arsye, ne e vlerësojmë nismën amerikane për lidhjet ekonomike midis të dy palëve”, theksoi presidenti serb Vuçiq.

SHBA-ja "do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rajon"

Ndërkaq, Ryan Tully nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara tha se SHBA-ja do të vazhdojnë ta mbështesin rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara dhe administrata (e presidentit të SHBA-së, Donald) Trump ka bërë një përpjekje dhe ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në këtë rajon. SHBA-ja është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu”, tha ai.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky dialog ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të afruar palët drejt normalizimit të raporteve dhe në këtë kuadër, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

Чеченка Лия Заурбекова поделилась подробностями конфликта с семьей в полиции


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

Мама Тимати рассказала, как относится к нынешней девушке рэпера




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Охрана и безопасность. Как роботы и дроны работают на спортивных объектах?


ATP

Сумасшедший матч «Реала», Медведев опустился в рейтинге ATP. Главное к утру



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

МВД сообщило о задержаниях после стрельбы в Западном Бирюлево



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России