Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2021

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk arriti të anulojë regjistrimin

0
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk arriti të anulojë regjistrimin

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk arriti të mbajë seancë për anulimin e regjistrimit të popullsisë, për ç‘gjë ishin marrë vesh liderët e dy partive politike maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski.

Dy të fundit kanë thënë se regjistrimi duhet të shtyhet për shkak të situatës së rënduar me pandeminë e koronavirusit.

“Përkundër këmbënguljes sime gjatë ditës së mërkurë për harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha partive politike, për arritjen e marrëveshjes dhe mbajtjen e dy seancave, në të cilat do të votoheshin propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në vitin 2021 dhe propozim-ligji për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës, që skadon sonte [e mërkurë] në ora 24:00, nuk u arrit marrëveshje”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në mbledhjen me drejtuesit e grupeve parlamentare, siç bëri të ditur Xhaferi, të gjitha partitë, përveç Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, kanë shprehur gatishmëri për mbajtjen e seancës.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, që janë në opozitë, të martën kanë deklaruar se do të bllokojnë miratimin e ligjit për shtyrjen e regjistrimit.

Mosmiratimi i ligjit, ndërkohë, ka lënë pezull regjistrimin e popullsisë që duhet të nisë sot, më 1 prill.

Nga Enti Shtetëror i Statistikës kanë fajësuar partitë politike për gjendjen e krijuar, duke thënë se ato, pa konsultim me Entin, kanë nisur procedurën për anulimin e regjistrimit.

Nga Enti kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se regjistrimi nuk do të fillojë, meqë, siç është thënë, “një proces i tillë më tepër do të ishte improvizim sesa regjistrim, duke e ditur se partitë, të enjten apo të premten, do të miratojnë ligjin për shtyrje të regjistrimit”.

Por, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, ka thënë të mërkurën se regjistrimi, sipas ligjit aktual, duhet të fillojë më 1 prill.

Ndryshe nga ai është shprehur kryeministri Zoran Zaev.

Sipas tij, edhe pse më 1 prill ligjërisht fillon regjistrimi, nuk ka logjikë që Enti i Statistikës të fillojë zbatimin.

“Është dërguar një mesazh i qartë se një shumicë më e madhe, madje më e madhe se 2/3 ka qëndrim për shtyrje të regjistrimit për 5-30 shtator. Në këtë rast nuk ka arsyetim logjik që dikush të firmosë për nisjen e regjistrimit... Kemi shumicë të dyfishtë, kemi edhe më shumë se 2/3 e votave, edhe pse ligji miratohet më shumicë të thjeshtë”, ka deklaruar Zaev.

Opozita shqiptare thotë se mbetet në qëndrimin për të parandaluar anulimin e regjistrimit.

“Ne do të përdorim Badenterin (mekanizëm për mbrojtjen e pakicave nga mbivotimi apo votimi i dyfishtë) për një çështje, që të vetëdijesohen deputetët shqiptarë që janë në Kuvend, se nuk guxojmë të lejojmë që dikush ta marrë me tallje procesin e regjistrimit dhe duke kamufluar me sigurinë epidemike shëndetësore, të sjellë vendime politike”, ka deklaruar Skënder Rexhepi, kryetar i grupit parlamentar të opozitës shqiptare.

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka nisur më 1 mars me regjistrimin e diasporës. Procesi ka mobilizuar partitë shqiptare që t'i bëjnë thirrje diasporës që të përfshihet në regjistrim, për të rritur edhe më shumë numrin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është mbajtur në vitin 2002. Në bazë të tij, shqiptarët përbejnë 25.17 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës.

Maqedonia e Veriut ka bërë një përpjekje për regjistrim të popullsisë në vitin 2011, por ky proces është ndërprerë disa ditë para përfundimit.

Edhe atëherë, përplasjet mes partive kishin të bënin me regjistrimin e diasporës.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

В Бурчтии в театре кукол «Ульгэр» 14-16 июня пройдут «Волшебные выходные»! - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


Большой шлем

«Надо чем-то жертвовать». Арина Соболенко отказалась ехать на Олимпиаду в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России