Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2021

Seanca për zgjedhjen e presidentit në ora 18:00

0
Seanca për zgjedhjen e presidentit në ora 18:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës të mbahet të shtunën në ora 18:00.

Lajmi është konfirmuar nga ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Vendimi për mbajtjen e seancës është marrë pas kërkesës së 41 deputetëve, tha ajo.

Për postin e presidentit kandidojnë: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Që të dy në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar me Listën e Osmanit, që garoi në kuadër të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Opozita kërkon tërheqjen e ndryshimeve në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme

Të premten pasi Qeveria e Kosovës paralajmëroi procedimin për shqyrtim në kuvend të ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kërkoi nga kryeministri, Albin Kurti të ndalë “shantazhin ndaj opozitës”. Ai tha nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë Kurti, qëllimshëm do ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja. 

Kuvendi u mblodh të premten në mbrëmje në një seancë të jashtëzakonshme, mirëpo kërkesa për shqyrtimin me procedurë të shpejtë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk kaloi pasi opozita votoi kundër.

Ndryshimet e ligjit do t'i mundësonin diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se propozimi për shqyrtimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme nuk është tërhequr. Deklarata u bë nga shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili e lëshoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

“Ne si LDK presim që të tërhiqet ai projektligj, të merren garanci që do të kemi reformë thelbësore në aspektin e zgjedhjeve të përgjithshme sepse nuk ka emergjencë”, ka thënë Gashi.

Por, Kusari-Lila tha se u ka kërkuar përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të konfirmojnë se në rast të dorëzimit të nënshkrimeve për tërheqjen e propozimit për shqyrtimin e ligjit, LDK-ja të garantojë se do të jetë në sallë për të votuar për kandidaten e VV-së për presidente.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një deklarate për media të shtunën tha se ka marrë garancën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatës së Vetëvetëndosjes për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani se “gjithçka që ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet, do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore”.

Ndikimi në zgjedhjen e presidentit

Pa pjesëmarrje në votim të të gjithë deputetëve të LDK-së, Vetëvendosje do ta ketë të pamundur të zgjedhë presidentin e Kosovës.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe, ndërsa partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër. Lista Serbe nuk është deklaruar.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Моргенштерн

Шоумен Барецкий: у нас с Моргенштерном будет концерт 28 июня




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Анна Курникова

Курникова показала трогательные фото Энрике Иглесиаса



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России