Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2021

Censurë dhe vetcensurë në mediat e Kosovës 

0
Censurë dhe vetcensurë në mediat e Kosovës 

Autorët e sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, që kishte ndodhur në orët e vona të 24 shkurtit të këtij viti, ende nuk janë zbardhur nga organet e rendit në Kosovë, por kjo ngjarje nuk ka ndikuar në punën e mëtejme hulumtuese, thotë gazetari Duriqi për Radion Evropa e Lirë.

Nga lëndimet e rënda trupore që kishte marrë nga ky sulm, Duriqi ende është duke u rikuperuar, por siç thotë ai, punën e ka vazhduar menjëherë katër ditë pas sulmit.

Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për vitin 2020, kur bëhet fjalë për Kosovën, në pjesën ku flitet për lirinë e shprehjes dhe për mediat, është thënë që ekzistojnë raporte të besueshme se disa zyrtarë publik, politikanë, biznese dhe grupe fetare, janë përpjekur t’i frikësojnë përfaqësuesit e medias.

“Disa gazetarë u tërhoqën nga raportimi kritik hulumtues, për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike ose sigurinë e punës”, thuhet në raportin e DASH-it.

Në këtë raport, gjithashtu është thënë që disa gazetarët janë ankuar se pronarët dhe menaxherët e medias i kanë penguar ata të botonin ose transmetonin materiale kritike ndaj qeverisë, partive politike ose zyrtarëve të veçantë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me gjetje e raportit të DASH-it, duke theksuar se “ato duhet të jenë” alarm për institucionet e vendit në funksion të krijimit të një ambienti më të mirë dhe të sigurt të të bërit gazetari.

Duriqi: Më sugjeruan azil

Visar Duriqi, gazetar i portalit online Insajder, thotë se pavarësisht sulmit që i kishte ndodhur më 24 shkurt, si dhe lëndimeve trupore me atë rast, ka vazhduar punën e tij. Ai thekson se i ka dyshimet e tij se cilat grupe kanë mundur të porosisin sulmuesit për sulmin ndaj tij dhe pikërisht tash është duke bërë hulumtime të reja për të njëjtat, siç i quan ai, grupe. Për punën që ai bën, sipas tij, ka mbështetjen e plotë të kolegëve dhe menaxherëve ku punon.

“Por, ajo që mbase është interesante të përmendet, është që njerëz jashtë gazetarisë, kanë pasur sugjerime të llojit ‘ti e ke pasur një sulm, pse nuk po kërkon azil’. Jam përpjekur që t’ua shpjegoj që realisht ideja e sulmuesve ka qenë që të na frikësojnë deri në nivelin sa që të ikim prej vendit. Nëse ne e bëjmë tash këtë gabim, atëherë thjesht, ata e realizojnë qëllimin që e kanë pasur me sulmin”, theksoi Duriqi.

Ai shtoi se bazuar në përvojat e kolegëve gazetarë, tërheqja nga puna hulumtuese e tyre, më shumë është pasojë e kërcënimit financiar se sa i kërcënimit fizik dhe sulmeve të mundshme fizike. Siç thotë ai, disa media në Kosovë dhe pjesa më e madhe e medieve private, varen nga marketingu.

“Mënyra më e shpeshtë e atyre që duan të pengojnë hulumtimin është përmes marketingut. Duke pasur parasysh që industria e medieve në Kosovë është tepër e varfër dhe ka numër të madh të medieve të paregjistruara, të cilat marrin edhe para publike për punën e tyre që nuk dihet se çfarë është, atëherë kjo i pengojnë mediat, të cilat paguajnë tatime, kanë punëtorë, kanë zyre, që të zhvillohen. Në raste të caktuara, pronarët e medieve janë të detyruar ndoshta që edhe t’i ndalin hulumtimet, me qëllimin që të mbijetojnë financiarisht”, vlerësoi Duriqi.

Begolli: Është mbjellë vetcensura

Gjetjet në raportin e DASH-it, nuk kanë qenë befasuese për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, thotë kryetarja e këtij asociacioni, Gentiana Begolli. Sipas saj, shumicën e këtyre gjetjeve, AGK-ja i ka adresuar përmes komunikatave dhe tryezave të ndryshme. Për kryetaren e AGK-së, kjo duhet të jetë shtysë për institucionet vendore dhe për aktorët ndërkombëtarë që së bashku me komunitetin e gazetarëve, të angazhohen për të minimizuar trysnitë që vijnë nga politika dhe nga grupet e ndryshme të interesit.

Megjithatë, siç vlerëson Begolli, në komunitetin e gazetarëve tashmë “është mbjellë vetcensura dhe të gjithë e dinë se për çka mund të raportojnë dhe për çka nuk mund të raportojnë”, për shkak se mund t’u cenohet vendi i punës.

E gjithë kjo, sipas saj, është për shkakun se prapa një numri të madh të medieve në Kosovë, qëndrojnë fuqi të mëdha ekonomike dhe politike.

“Si rrjedhojë e kësaj, vet fakti që media është e varur nga financimi prej këtyre personave, qoftë të lidhur me fuqitë e mëdha ekonomike apo politike, atyre (gazetarëve) ua pamundëson që ta kryejnë punën e tyre siç duhet. Fatkeqësisht, kohët e fundit kemi pasur edhe sulme fizike. Ne i kemi raportuar ato raste dhe çdo ditë e më shumë mund të themi se fryma e të bërit gazetari në Kosovë është duke u vështirësuar”, theksoi Begolli.

Kusari: Indikacione për rënien e lirisë së medias

Raporti i fundit i DASH-it, në të cilin bëhet fjalë për lirinë e shprehjes dhe mediat, përmban tone shumë më kritike krahasuar me raportet paraprake, vlerëson Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se ky raport është jashtëzakonisht i drejtpërdrejtë dhe ky është indikacion se në Kosovë ka rënie të lirisë së medias.

“E gjetura më tronditëse është censura e ushtruar në gazetarë nga grupe të interesit, por edhe vetcensura për arsye sigurie. Sa i përket censurës së ushtruar në gazetarë nga grupet e interesit, ne të gjithë e dimë që kompanitë e sigurimeve, kompanitë e telekomunikacionit, supermarketet, të cilat zakonisht janë ata që bëjnë më së shumti marketing në televizione. Rrjedhimisht, gati se rrallë herë shohim ndonjë emision apo ndonjë reportazh hulumtues rreth këtyre kompanive. Pra, ka një censurë, që është një lloj sekreti publik, që ne të gjithë e dimë”, tha Kusari.

Por, ajo që dallohet në raportin e fundit të DASH-it, sipas Kusarit, është se kjo lloj censure është duke u ushtruar edhe nga partitë politike.

Për t’iu shmangur varësisë financiare nga grupet e interesit, sipas Kusarit, mediat duhet të kërkojnë nga lexuesit që të paguajnë për informacionet që marrin nga to, përmes abonimeve.

Çështja e vetcensurës për shkak të sigurisë, siç thotë Kusari, është mjaft problematike dhe ndërlidhet me faktin e pandëshkueshmërisë. Sulmuesit e gazetarëve, sipas saj, nuk ndiqen fare penalisht ose në rastet kur ndiqen, ata dënohen me gjoba qesharake me para.

“Këto gjoba kanë pasoja, për shkak se në qoftë se një gjykatë e dënon një kriminel, që e sulmon gazetarin fizikisht, me gjobë monetare, atëherë mesazhi është i qartë, nëse ke para, sulmoje gazetarin, sepse e kryen atë muhabet me drejtësinë, me par.” Prandaj, e fajësoj prokurorinë, policinë dhe gjykatat që nuk i ndjekin këto raste si duhet dhe pastaj dërgohet një mesazh te publiku që gazetarët janë cak shumë i lehtë i sulmeve”, u shpreh Kusari.

Gjatë vitit 2020, sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në këtë institucion janë paraqitur 35 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Aktakuzat janë ngritur në 5 raste. Sipas kësaj zyre, në 14 raste nuk kanë filluar fare procedurat penale, për shkak se gazetarët nuk i kanë paraqitur rastet në polici apo në prokurori ose, thjesht, prokurori nuk ka gjetur elemente të veprës penale. Ndërsa, për 17 raste të tjera, procedurat janë në verifikim të informacioneve.

Nga të gjitha këto raste, vetëm në një rast gjykata ka marrë vendimin e formës së prerë.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Билли Айлиш

Подняли с Пола: юбилейный раритет Маккартни и блуждания Билли Айлиш




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


WTA

Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Один террорист жив. Заложников было трое. Все в Ростове в СИЗО-1 шло не так, как сообщалось



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России