Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2021

Hoxhaj: Osmani-Sadriu nuk është figurë unifikuese, por përçarëse

0
Hoxhaj: Osmani-Sadriu nuk është figurë unifikuese, por përçarëse

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës tha se kjo parti e kundërshton zgjedhjen e Vjosa Osmani-Sadriut në postin e presidentit të Kosovës.

“Një gjë duhet ditur qytetarët e Kosovës, që nuk ka pasur asnjë interesim as për një konsensus politik, as shoqëror, as partiak, por më shumë ka pasur një logjikë të nënshtrimit dhe jo të kompromisit politik se si të zgjidhet presidenti në vend, kësaj qasje ne si PDK i themi jo”, tha Hoxhaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet presidenti i Kosovës.

Ai përsëriti se Osmani-Sadriu nuk është figurë unifikuese, por përçarëse.

“Kjo seancë është e poshtërimit sepse Kurti ka vendosur ta emërojë Osmanin si presidente. Ajo nuk po zgjidhet, por po emëron Kurti dhe po e dërgon atë në presidencë për të pasur kontroll absolut”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se ai dhe deputeti tjetër i PDK-së, Bedri Hamza morën pjesë në seancë vetëm për të shprehur qëndrimin e tyre në lidhje me zgjedhjen e presidentit. Më pas ata lëshuan sallën. Deputetët tjerë të kësaj partie gjithashtu nuk po marrin pjesë në seancë. PDK-ja ka 19 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Të pranishëm në sallë janë 82 deputetë, të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po merr pjesë vetëm deputetja Albena Reshitaj. Deputetët e Listës Serbe, po i bojkotojnë punimet e kësaj seance.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani-Sadriu, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.

Sipas Kushtetutës, në garë për president duhet të jenë të paktën dy kandidatë, të cilët paraprakisht duhet të sigurojnë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në Kosovë zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt, dhe më 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

"Как в раю": Джиган и Самойлова исполнили мечту знаменитой "диско-бабушки" из Коми




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Людмила Самсонова

Теннисистка Самсонова вышла в финал турнира в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Вильфанд: температура на 1-2 градуса ниже нормы ожидается в Москве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России