Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2021

Maqedoni e V.:Fillon vaksinimi i qytetarëve me infrastrukturë kritike

0
Maqedoni e V.:Fillon vaksinimi i qytetarëve me infrastrukturë kritike

Në Maqedoninë e Veriut të hënën ka filluar vaksinimi i qytetarëve me infrastrukturë kritike, të cilët për shkak të kontakteve të shumta gjatë kryerjes së punës, janë më të ekspozuar ndaj koronavirusit.

Fjala është për kategori siç janë forcat e sigurisë, përkatësisht punonjësit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Armatës, gazetarët, shoferët e transportit publik, edukatoret në kopshtet për fëmijë, zjarrfikësit dhe disa kategori tjera.

Vaksinimi po zhvillohet në sallën sportive "Boris Trajkovski" në Shkup, me 20 mijë vaksinat ruse “Sputnik V”, të dhuruara nga Serbia .

Nga dikasteri i shëndetësisë kanë bërë të ditur se për çdo ditë pritet të vaksinohen rreth 4,000 persona, për të arritur më vonë në realizmin e planit për imunizim, që brenda një dite të realizohen rreth 7 mijë termine për vaksinim.

“Sot nuk kishim asnjë problem në procesin e vaksinimit. Për t'u vaksinuar kjo kategori duhet të lajmërohet te mjeku amë dhe nga aty të marrin rekomandim nëse mund ose jo të vaksinohen”, ka deklaruar Sabiha Straova nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkaq Ilir Luma mjek amë, për Radion Evropa e Lirë thotë se është në rritje numri i pacientëve që kërkojnë të regjistrohen për t'u vaksinuar, veçanërisht grupeve më të rrezikuara, të cilët kanë kontakte me shumë persona gjatë realizimit të detyrave të punës.

“Te popullata ka filluar një interesim më i madh karshi vaksinimit. Po që se evitohen të gjitha dyshimet që u shfaqën ndaj disa vaksinave siç ishte rasti për AstraZenecan, dhe që më vonë Organizata Botërore e Shëndetësisë i hodhi poshtë si të pavërteta të gjitha informacionet se kjo vaksinë (AstraZeneca) shkakton probleme te një numër i madh i qytetarëve, si dhe me ardhjen e dozave më të mëdha të vaksinave, besoj se do të rritet edhe më shumë numri i të interesuarve për të marrë vaksinën”, thotë Ilir Luma mjek amë.

Të hënën edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka bërë të ditur se ai personalisht është regjistruar në aplikacionin online për t'u vaksinuar. Ai ka theksuar se do të vaksinohet me vaksinën e cila në atë moment që do t'i vijë radha, do të jetë në dispozicion, duke theksuar se qytetarët duhet të heqin çdo frikë sa i përket sigurisë së vaksinave.

“Kuptohet se do të vaksinohem me vaksinën që do të jetë në dispozicion. Këtë e them pasi ekzistojnë lloje të ndryshme të kundërthënieve për vaksinat dhe mund t’ju siguroj se gjithçka që është miratuar në vendin tonë nga autoritetet kompetente, është e verifikuar. Të gjitha vaksinat që janë importuar dhe aplikohen te qytetarët tanë, janë 100 për qind të kontrolluara, ashtu si të vaksinoheni në cilindo shtet evropian”, ka theksuar Pendarovski.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e së hënës, ka miratuar propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, që ora policore të fillojë një orë më herët, përkatësisht në orën 20:00 dhe të zgjasë deri në 5:00 të mëngjesit, masë kjo që do të vlejë për dy javë, nga 6 prilli deri më 20 prill. 

Për të frenuar hovin e të infektuarve me koronavirusin e ri, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim të mbyllë lokalet dhe objektet gastronomike, bastoret e palestrat, vendim ky që do të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë dhe do të mbetet në fuqi për dy javë.  

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka theksuar se gjatë këtyre dy javëve, të gjithë qytetarët bashkërisht duhet angazhuar për t'iu kundërvënë koronavirusit që ka marrë hov në shtrirje.

“Numri i të infektuarve në moshë më të re është në rritje siç në rritje është dhe numri i viktimave. Derisa tani punëtorët shëndetësorë janë të ngarkuar, por tani janë të mbingarkuara edhe kapacitetet spitalore. Kjo është ngarkesa më e madhe që e ka pasur shteti që nga fillimi i pandemisë”, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Ndërkoh Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka theksuar se bëhet fjalë për mutacion të virusit, për të cilin lloj nevojitet një kohë më e gjatë e përkujdesjes spitalore.

“Ndryshe nga e kaluara, tani kemi pasqyrë klinike të sëmundjes me atë që hospitalizimi zgjat më shumë. Për dallim nga vala e kaluar, ku në ditën e 14-të të shërimit pacienti në të shumtën e rasteve shërohej, tani kemi karakteristikë edhe te pacientët e rinj, përkeqësim në ditën e 12-të apo të 13-të dhe 14-të të shërimit, një formë e rrallë, me përkeqësim të pasqyrës së mushkërive dhe gjakut”, ka theksuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ndryshe në aplikacionin vakcinacija.mk, për t'u vaksinuar për momentin presin rreth 133 mijë qytetarë, ndërkohë që tashmë janë vaksinuar mbi 9 mijë punonjës të shëndetësisë .





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Городские вокзалы объединяют маршруты





Москва

Студенты Академии Игоря Крутого раскрыли свои таланты


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Городские вокзалы объединяют маршруты



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Песня

Рассылка Песни или Музыки на все Радиостанции.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Дмитрий Вязьмикин – тренер по индивидуальной подготовке молодежного футбола «Локо»

После концерта и в дождь дороже: как складываются цены на поездки на такси

Генпрокуратура потребовала передать государству велотрек с Олимпиады-80


Ролан Гаррос

Азаренко не смогла выйти в 1/16 финала открытого чемпионата Франции по теннису



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России