Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2021

AI: Qeveritë e përdorën pandeminë për të minuar të drejtat e njeriut

0
AI: Qeveritë e përdorën pandeminë për të minuar të drejtat e njeriut

Disa masa për të luftuar pandeminë kanë përkeqësuar nivelin e pabarazisë në Evropë dhe Azinë Qendrore, thuhet në një raport të organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI).

Një numër i qeverive, sipas raportit, e përdorën krizën e pandemisë "për marrjen e pushtetit, minimin e lirive dhe si një arsye për të injoruar obligimet për të drejtat e njeriut”.

Në raportin për të drejtat e njeriut në botë, organizata thekson se masat e qeverive ndaj pandemisë “ekspozuan përjashtimin shoqëror, pabarazinë dhe mbivlerësimin e shtetit".

“Afër gjysma e të gjitha vendeve në rajon kanë vendosur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me COVID-19 dhe qeveritë kanë kufizuar të drejtat e tilla si liria e lëvizjes, shprehja dhe tubimet paqësore”, thotë AI.

Zbatimi i izolimit dhe masave tjera të shëndetit publik , thuhet në raport, goditën individët dhe grupet e margjinalizuara. Këto grupe janë shënjestruar duke u goditur me dhunë, kontrolle identiteti, karantina dhe gjobitje.

Romët dhe njerëzit në lëvizje, përfshirë refugjatët dhe azilkërkuesit, u vendosën nën "karantina të detyrueshme" diskriminuese në Serbi, Hungari, Greqi, Bullgari, Sllovaki, Qipro, Francë dhe Rusi.

Hulumtuesit e Amnesty International kanë zbuluar se zyrtarët për zbatimin e ligjit përdorën në mënyrë të paligjshme forcën dhe kryen shkelje tjera në Belgjikë, Francë, Gjeorgji, Greqi, Itali, Kazakistan, Kirgizi, Poloni, Rumani dhe Spanjë.

Shumë vende, ku liritë dhe të drejtat e njeriut kanë qenë të kufizuara, gjatë vitit 2020 situata u përkeqësua, pasi autoritetet vendosën më shumë kufizime.

Autoritetet ruse shkuan përtej, duke mos goditur vetëm organizatat, por edhe individët e cilësuar si “agjentë të huaj”.

Raporti vë theksin te dhuna brutale, të cilën policia bjelloruse e përdori ndaj protestuesve të cilët kundërshtonin rezultatin zgjedhor si të manipuluar.

Qeveritë në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Francë, Hungari, Kazakistan, Poloni, Rumani, Rusi, Turqi, Turkmenistan dhe Uzbekistan, sipas Amnesty International, e "keqpërdorën legjislacionin ekzistues, dhe atë ri, për të kufizuar lirinë e shprehjes”.

Organizata thekson se qeveritë gjithashtu nuk morën masa të mjaftueshme për të mbrojtur gazetarët dhe sinjalizuesit, duke përfshirë punëtorët shëndetësorë dhe nganjëherë shënjestruan ata që kritikuan përgjigjet e qeverisë ndaj pandemisë.

“Këto raste janë shënuar në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë, Armeni, Bjellorusi, Hungari, Kazakistan, Poloni, Rusi, Turqi, Ukrainë dhe Uzbekistan”, thuhet në raport.

Gërryerja e pavarësisë së gjyqësorit

Amnesty International thotë se qeveritë në Turqi, Poloni, Hungari dhe në vendet tjera, gjatë vitit 2020 kanë vazhduar të ndërmarrin veprime të cilat kanë shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit.

“Kjo përfshin disiplinimin e gjyqtarëve ose ndërhyrjen në emërimet e tyre”, thuhet në raport.

Në Rusi dhe në "pjesën më të madhe" të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, shkeljet e së drejtës për një gjykim të drejtë mbetën "të përhapura" dhe autoritetet përmendën pandeminë për të mohuar takimet e të burgosurve me avokatë dhe për të ndaluar publikun të përcjellë gjykimet.

Kufizimi i hapësirës për mbrojtësit e të drejtave të njeriut

Disa qeveri në Evropë dhe në Azinë Qendrore kanë kufizuar edhe më shumë hapësirën për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatat joqeveritare, thuhet në raport.

Kjo, sipas Amnesty International është bërë përmes "ligjeve dhe politikave kufizuese dhe retorikës stigmatizuese".

Protestuesit paqësorë, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aktivistët civilë dhe politikë në Rusi u përballën me arrestime dhe ndjekje penale.

Në Kirgizi ndryshimet e propozuara në legjislacionin për OJQ-të parashihnin kërkesa "të vështira" të raportimit financiar, ndërsa "legjislacioni i ri kufizues i OJQ-ve u diskutua" edhe në Serbi, Bullgari, Greqi, dhe Poloni.

Përgatiti: Kestrin Kumnova





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Возвращение певицы Жанны Агузаровой обернулось скандалом




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


ATP

«Ну и где здесь «группа смерти?» ATP показала, каким был бы Евро-2024 с теннисистами



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Дождь, гроза и сильный ветер ожидаются в столице до конца дня



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России