Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2021

Qeveria, së shpejti me plan për mbështetje të ekonomisë

0
Qeveria, së shpejti me plan për mbështetje të ekonomisë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në një konferencë për media të mërkurën ka bërë të ditur që së shpejti do të mbështeten bizneset, të cilat janë prekur nga masat që Qeveria e Kosovës ka marrë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai ka bërë të ditur se janë në përgatitje të një plani konkret ku do të mbështeten bizneset për shpenzimet që kanë për qira dhe punëtorë.

“Nuk është vendim aq i lehtë për të marrë vendim dhe për të shpenzuar mjete shtesë kur ato nuk janë të buxhetuara. Kemi bërë të pamundurën që të kujdesemi që edhe shëndeti ekonomik të mos rendohet në masë të madhe. Ideja është që të mbështetet qiraja dhe pagat e punëtorëve. Të ruhet shëndeti ekonomik dhe vendet e punës”, tha Murati.

Nga masat e reja që kanë hyrë në fuqi janë prekur shërbimet e gastronomisë. Këto shërbime lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, po ashtu është ndaluar edhe veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre.

Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i pranishëm në konferencën për media, tha se situata me pandeminë është mjaft e rënduar dhe se sipas tij, ka qytetarë cilët ndonjëherë nuk arrijnë të marrin as trajtimin me kohë.

“Situata është shumë e rëndë, sidomos në institucionet tona shëndetësore. Varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm sepse përhapet shumë më shpejt, është shumë agresiv dhe i prek moshat e reja, të cilat do të vaksinohen tek në fazën e tretë. Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit sepse çdo jetë është e vlefshme”, tha Vitia.

Ai ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës po punojnë pandërprerë për të siguruar vaksinat, por ka shtuar se deri më tani qeveria nuk ka asnjë konfirmim lidhur me sigurimin e dozave të reja.

Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.

Përndryshe, ekonomia e Kosovës ka shënuar humbje gjatë kohës së pandemisë.

Si pasojë e COVID-19, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të publikuar në shkurt të këtij viti, ka vlerësuar se Kosova në vitin 2020 ka shënuar rënie të ekonomisë deri në 6 për qind.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Вольфганг Амадей Моцарт

«12 Шедевров Моцарта» от Amadeus Concerts




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Людмила Самсонова

Теннисистка Самсонова вышла в финал турнира в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России