Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2021

Autoritetet e Kosovës "tërhiqen nga hetimet ndaj Insajderit"

0
Autoritetet e Kosovës

Kryeredaktori i gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazi, ka deklaruar të shtunën për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e Kosovës janë tërhequr nga hetimi ndaj këtij mediumi, lidhur me një shkrim të këtij mediumi, sipas të cilit, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompaninë amerikane Pfizer, për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Sipas këtij shkrimi, të publikuar të premten, më 16 prill, "furnizimi me 500 mijë doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri në shtator".

"Prokuroria është tërhequr pasi që drejtori i gazetës, Parim Olluri, bashkë më avokatin kanë shkuar në stacion dhe e kanë kërkuar vendimin për hetim, të cilin ata nuk ja kanë dhënë, dhe iu kanë thënë se ‘nuk kemi punë me ju.’ Policisë i është dorëzuar kopja e ligjit për mbrojtjen të burimeve edhe me kaq është kryer", ka thënë Kajtazi.

Policia e Kosovës ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se lidhur me këtë rast ka marrë veprime ligjore.

“Policia, në këtë rast zyrtarët policorë nuk kanë marrë në pyetje dhe nuk kanë vendosur nën hetim asnjë qytetar që ushtron profesionin e gazetarit, sipas urdhrit të Prokurorit në pyetje janë marrë vetëm personat apo zyrtarët që e kanë poseduar informacionin konfidencial. Ndërsa përfaqësuesit e mediumit që e kanë publikuar informacionin, janë ftuar vetëm për informim sipas udhëzimeve të prokurorit”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mes tjerash në njoftim është thënë se policia “të gjitha veprimet i ka ndërmarr konform autorizimeve ligjore, dhe i ka shumë të qarta autorizimet që ia jep ligji me të cilin funksionon por edhe të drejtat e garancitë që burojnë nga ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë”.

Prokuroria nuk ka njoftuar se a kanë përfunduar hetimet lidhur me këtë rast.

Çka ndodhi?

Prokurori i Shtetit ka njoftuar të shtunën se ka autorizuar Policinë e Kosovës në marrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për të iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndaj gazetës online Insajderi.org.

Gazeta Insajderi, të premten publikoi një shkrim rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë, si dhe korrespondencën ne mes të ministrit të Shëndetësisë dhe zyrtarëve tjerë, me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer.

Në tekstin e publikuar thuhet se ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka refuzuar nënshkrimin e një kontrate me Pfizer, dhe se për pasojë është shtyrë furnizimi me vaksina nga kjo kompani.

Këtë e ka demantuar vetë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duke thënë se "lajmi i publikuar në gazetë është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq".

"Vaksinat janë çështje e rëndësisë dhe e sigurisë kombëtare, sepse kemi të bëjmë me shëndetin publik të qytetarëve. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave ke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, e për këtë shteti duhet të kërkojë llogaridhënie", ka thënë Vitia në një konferencë me gazetarë të premten në mbrëmje.

Në të njëjtën kohë, Vitia i ka bërë thirrje prokurorisë të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces, që e ka konsideruar jetik për qytetarët.

Vetë prokuroria në një njoftim të shtunën ka thënë se “Prokurori i Shtetit, do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore”.

Kajtazi: Dokumentet ishin në interes të publikut

Por, sipas kryeredaktorit të gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi, i cili është edhe autor i shkrimit të publikuar, ajo që është publikuar në gazetë është e saktë dhe “nuk ka të bëjë fare me ndonjë dokument të ndjeshëm e konfidencial të shtetit”.

"Në dokumente shkruan se janë konfidenciale, pra komunikimi mes autoriteteve të Kosovës dhe kompanisë amerikane. Mirëpo, për ne si gazetar nuk vlen një gjë e tillë, sepse ne kemi të drejtë të publikojmë secilin dokument që është në interes të publikut. Janë sekrete afariste të kompanive, dhe jo sekrete shtetërore", ka thënë Kajtazi të shtunën për Radion Evropa e Lirë.

Ai i ka quajtur të papranueshme dhe të rrezikshme deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës lidhur me punën e tij dhe të mediave në Kosovë.

Mes tjerash, Kajtazi ka konfirmuar se hetimet në zyrat e tyre kanë nisur të shtunën, më 17 prill, dhe siç thotë ai hetuesit kanë kërkuar të marrin vesh burimin e informacionit.

Kajtazi ka thënë se në asnjë rast nuk do të publikohen të dhënat se nga janë siguruar dokumente dhe informatat.

"Nëpërmjet burimeve të mia i kam siguruar këto dokumente. Natyrisht kur njerëzit e shohin se po neglizhohen punët, po rrezikohet jeta e qytetarëve, ata reagojnë, dhe mënyra e vetme është kjo në mënyrë që të përmirësohet cilësia dhe jeta e qytetareve. Mos të harrojmë se ekziston ligji për sinjalizues, i cili i mbron edhe zyrtarët që nxjerrin informata të tilla", ka deklaruar ai për Radion Evropa e Lirë.

Lidhur me këtë çështje të shtunën ka reaguar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke thënë se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve, ashtu siç është raportuar.

Nga ana tjetër, Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias, ka vlerësuar se intervistimi i gazetarëve të Insajderit, me qëllim të zbulimit të burimit të tyre, është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.

Sipas saj prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë burimin e gazetarëve pa urdhër të gjykatës.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se është “tërësisht i papranueshëm intervistimi i Parim Ollurit, Drejtor i Gazetës Insajderi me qëllim të zbulimit të burimit të tyre, pasi që kjo në thelb është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së medieve”.

AGK-ja u ka bërë thirrje organeve kompetente që të fillojnë procedura disiplinore ndaj policëve dhe prokurorëve, të cilët, sipas Asociacionit, kanë keqpërdorur autorizimet e tyre, si dhe u ka bërë thirrje të gjithë akterëve relevantë që të ndalin presionin dhe pengimin e ushtrimit të profesionit ndaj gazetarëve.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о волонтерском движении Москвы





Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Родители 308,9 тысячи детей в Московской области получают единое пособие


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о развитии столичного района Мнёвниковская пойма



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

«Мгновенна нашей жизни повесть…» – музыкальный вечер к юбилею Булата Окуджавы




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

"Евро-Футбол.Ру": "Спартак" летом купит форварда только в случае ухода Соболева

Альбина Мухаметзянова на ПМЭФ объявила о выходе сериала «Команда МАТЧ» в Казахстане

4 спортивных фестиваля Москвы, которые нельзя пропустить этим летом


Ролан Гаррос

Испанец Карлос Алькарас выиграл Открытый чемпионат Франции по теннису



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


VIP

Создание и продвижение КАНАЛА, ГРУППЫ или ЧАТА в WhatsApp, Telegram, Там Там и других мессенджерах.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России