Insekti nga Kosova në lajme botërore
![Insekti nga Kosova në lajme botërore](https://gdb.rferl.org/24de8902-c3a4-4f1b-ba31-edb9779fbb51_tv_w800_h450.jpg)
Në kohën kur në mbarë botën është duke u shuar disiplina e kërkimit të specieve të reja, profesori i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, Halil Ibrahimi, gjeti një insekt të veçantë që jeton vetëm në Kosovë dhe i cili u bë i famshëm botërisht pasi u emërua.