Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2021

Shqipëria voton

0
Shqipëria voton

Në Shqipëri sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, për herë të dhjetë që nga nisja e pluralizmit politik dhe rënia e komunizmit në vend. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 14:00, kanë votuar 35.68 për qind e votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se janë regjistruar disa incidente, siç është fotografimi i votave apo hapja me vonesë e disa qendrave të votimit, por deri më tani nuk është raportuar për incidente serioze.

Ditën e sotme, rreth 3.6 milionë qytetarë shqiptarë me të drejtë vote do të votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ri dhe qeverinë e re që do të udhëheqë vendin për katër vjetët e ardhshme.

Në tërësi, në Shqipëri janë 12 qarqe, ku përfshihen 61 bashki, të ndara në 92 Zona të Administrimit Zgjedhor. Janë 383 njësi administrative të përfshira.

Nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19:00 të mbrëmjes, 5,199 qendra votimi do të jenë të hapura në gjithë vendin.

Bazuar në të dhënat nga Ministria e Brendshme, në këto zgjedhje janë 107,024 të rinj dhe të reja që do të votojnë për herë të pare.

Ndërkohë 1,098 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Ndërkaq, nuk mund të votojnë edhe 23 mijë persona, të cilët janë të infektuar me COVID-19.

Policia e Shtetit ka angazhuar mbi 7,500 efektivë për të gjitha qendrat e votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në vend për këtë ditë.

Në Shqipëri janë regjistruar 46 subjekte politike, të shkrira në 13 parti me koalicione, që garojnë për marrjen e drejtimit të shtetit, megjithatë, vendi ka dy forca kryesore politike të cilat e kanë udhëhequr atë që nga rënia e komunizmit.

Partia Socialiste (PS) e drejtuar nga kryeministri aktual Edi Rama, kërkon një mandat të tretë qeverisës. Ndërsa, Partia Demokratike (PD) në opozitë, e drejtuar nga Lulzim Basha, kërkon ta marrë drejtimin e vendit pas tetë vjetësh në opozitë.

Një aktor i rëndësishëm në vend është edhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), që udhëhiqet nga Monika Kryemadhi. Kjo parti, tradicionalisht ka qenë e vogël në përfaqësim në kuvend, por ka luajtur rol në ndërtimin e qeverive përmes koalicioneve paszgjedhore.

Në Shqipëri votohet për herë të parë me një Kod të ri Zgjedhor, ku partitë garojnë me lista të hapura dhe qytetarët krahas partisë, mund të votojnë edhe për një kandidatët për deputet.

Këto zgjedhje mbahen në kohë pandemie dhe votuesit që u drejtohen sot qendrave të votimit duhet të kenë parasysh edhe masat kundër COVID-19. Maskat, dezinfektuesit dhe ruajtja e distancës janë disa prej elementeve thelbësore, ndërsa duhet të shmangen grumbullimet brenda dhe jashtë qendrave të votimit.

Krerët bëjnë thirrje për dalje në zgjedhje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pasi mbaroi procesin e votimit, në një deklaratë për media u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të zgjedhin kandidatin e tyre.

“Barazinë para ligjit e garanton barazia e votës. Çdo qytetar të votojë i lirë dhe me dinjitet për alternativën dhe kandidatin që beson. I ftoj të gjithë që tek alternativa të zgjedhin kandidatët më me integritet. Sot votimi është një akt patriotik. Atdheu mbrohet me votë dhe sjellje të qytetëruar evropiane”, u shpreh Meta.

Edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka votuar dhe u ka bërë thirrje krerëve të partive politike që “t’i nënshtrohen verdiktit të sovranit”.

“Sot do të fitojë qytetaria e qytetarëve. Ne politikanët duhet të heshtim, të ndjekim procesin dhe t’i nënshtrohemi verdiktit të sovranit. Sot fitojnë vetëm qytetarët. Kushdo që do të mundohet për të bërë pis do të dështojë. Nga nesër do të ketë një fitues. Nga nesër fituesi duhet të dijë të të administrojë fitoren”, tha Ruçi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi votoi tha se të gjithë qytetarët të dalin në votime, duke shtuar se pa marrë parasysh dallimet politike, vendi duhet te ketë unitet.

“Sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj atyre që me votën e vet shprehin një opinion tjetër. Mos të harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Askush mos të harrojë se demokracia është një sport pa spektatorë dhe secili duhet të dalë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë gjuajeni penalltinë tuaj dhe në fund fitoftë më i miri”, u shpreh Rama.

Edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime.

“Sot është një ditë e mrekullueshme, një ditë historike për vendin. Është dita kur të gjithë ne kemi në fuqi në dorën tonë, shqiptarët kanë në dorë fuqinë për fëmijët, për familjet, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht, të bëni të mundur të ardhmen që dëshironi. Sot është dita e Shqipërisë, dilni masivisht në votime”, u shpreh kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas hedhjes së votës, bëri thirrje që qytetarët të votojnë.

“Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre. Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do t'i japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës”, tha Kryemadhi.

SHBA-ja dhe BE-ja bëjnë thirrje për zgjedhje të lira

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, e cila doli për të parë nga afër funksionimin e pajisjes së identifikimit biometrik të votuesve, nga Shkodra u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë të lirë jashtë çdo ndërhyrjeje.

Ajo theksoi se SHBA-ja inkurajon qytetarët shqiptarë që të ushtrojnë në mënyrë të lirë vullnetin e tyre përmes votës.

“SHBA-ja nuk mbështet një parti politike apo një kandidat të caktuar politik, por ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të votuar. Shpresojmë që çdo qytetar shqiptar të ketë mundësinë që të shkojë të votojë i lirë dhe larg çdo ndërhyrjeje. Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca i është drejtuar qytetarëve shqiptarë mëngjesin e së dielës ku ju kërkoi të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

“Më 25 prill është fuqia juaj demokratike për të hedhur votën të lirë dhe me integritet. Kjo është mënyra se si ju tregoni se kujdeseni për komunitetin, familjen dhe të ardhmen. Kjo votë është juaja, askush nuk mund ta marrë prej jush. BE-ja qëndron përkrah Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve. Ti vendos!”, shkruan Soreca.

Ndërkaq, në zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë votoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndonëse Kurti posedon shtetësinë shqiptare, kjo është hera e parë që një kryeministër i Kosovës voton në Shqipëri.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje garon në zgjedhjet në Shqipëri me tre kandidatë të regjistruar si të pavarur.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun, duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili i ka. Dita është e bukur, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje, uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njëri, që ashtu sikurse unë ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, tha Kurti.

Zgjedhjet e fundit parlamentare që janë mbajtur në Shqipëri, ishin ato të vitit 2017, ku është regjistruar edhe pjesëmarrja më e ulët historike në zgjedhjet për kuvendin që nga viti 1991, me 46.76% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në këtë proces.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

В сказке театра кукол Ульгэр приключения и опасности, интересные знакомства и встречи - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Андрей Рублёв

Теннисисты Рублев, Хачанов и Самсонова не сыграют на Олимпиаде-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

ЭКСПЕРТ АНАТОЛИЙ ГОЛОД ПРЕДЛАГАЕТ СЕНСАЦИОННО УЛУЧШИТЬ НАЛОГОВУЮ СФЕРУ!



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России