Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2021

Përkeqësohet kriza shëndetësore në Indi

0
Përkeqësohet kriza shëndetësore në Indi

Të hënën, India shënoi sërish një rekord të ri të rasteve të reja me COVID-19, teksa shtetet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Gjermaninë u zotuan se do të dërgojnë ndihmë shëndetësore, për të ndihmuar Indinë në luftën kundër pandemisë.

India regjistroi 352,991 raste të reja në 24 orët e fundit, teksa spitalet në mbarë vendin janë mbingarkuar. Spitalet në kryeqytet, Nju Dehli po kthejnë mbrapsht pacientët, pasi nuk kanë shtretër të lirë e as furnizime me oksigjen.

“Aktualisht, ka ‘luftë’ për shtretër dhe situata është një krizë ekstreme”, tha një zëdhënës i një spitali në Nju Dehli, transmeton Retuers.

India, që ka 1.3 miliard banorë është shndërruar në epiqendrën e re të pandemisë.

Ifran Salmani i tha agjencisë AFP se ai që tre ditë po shkon nëpër spitale në Nju Dehli, për të kërkuar oksigjen për motrën e tij.

“Asnjëherë nuk kam parë një situatë kaq të tmerrshme”, tha ai. “Po kërkoj non-stop” oksigjen, tregon ai, duke shtuar se deri më tani nuk ka gjetur oksigjen për motrën e tij.

Në shtetin Gujarat, situata nëpër spitale është më e rënduara dhe sipas doktorëve, aty nuk ka furnizime me oksigjen.

“Gjithkund ka problem (për oksigjen), veçanërisht në spitalet e vogla, ku nuk ka oksigjen qendror dhe ato spitale përdorin cilindra të oksigjenit”, tha Mona Desai, ish-presidente e Shoqatës për barna në Indi.

Të dielën, kryeministri i Indisë, Narendra Modi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen dhe të tregojnë kujdes të shtuar, pasi spitalet dhe doktorët kanë njoftuar se nuk po janë në gjendje që të përballojnë fluksin e pacientëve.

Në disa prej qyteteve më të goditura nga pandemia, përfshirë edhe Nju Dehlin, trupat e viktimave po digjen nëpër objekte të improvizuara dhe shërbimet mortore po kryhen në masë.

Televizioni NDTV ka transmetuar pamje të tre punëtorëve shëndetësorë në qytetin indian Bihar, duke tërhequr zvarrë trupin e pajetë të një njeriu deri në krematorime, pasi nuk kishte barela.

“Nëse asnjëherë nuk keni qenë asnjëherë në krematorium, aroma e vdekjes nuk ju largohet asnjëherë”, tha Vipin Narang, profesor i shkencave politike në Massachusetts Institute of Technology.

“Më thyhet zemra për të gjithë miqtë dhe familjarët e mi në Dehli dhe në Indi që po kalojnë nëpër këtë ferr”, tha ai në një postim në Twitter.

Të dielën, më 25 prill, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se shteti i tij do të dërgojë materiale për vaksina, pajisje mjekësore dhe mbrojtëse në Indi.

“Sikurse India që i ka dërguar ndihmën SHBA-së, kur spitalet tona ishin të mbingarkuara në fillim të pandemisë, ne gjithashtu jemi të përkushtuar që ta ndihmojnë Indinë, tani kur ajo ka nevojë”, është shprehur presidenti Biden.

Gjermani, po ashtu i është bashkuar shteteve që janë zotuar se do ta ndihmojnë Indinë për ta kaluar këtë krizë shëndetësore.

India deri më tani ka regjistruar 17.31 milionë raste me koronavirus dhe 195.123 viktima. Brenda ditës, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, po shënohen mbi 2.000 viktima. Megjithatë, ekspertët druajnë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë sesa rastet që raportohen zyrtarisht.

Politikanët, veçanërisht kryeministri Narendra Modi, janë përballur me kritika të ashpra, pasi kanë mbajtur tubime me mijëra persona, pavarësisht valës së dytë të pandemisë.

Për shkak të gjendjes së rënduar, disa qytete kanë vendosur masa izolimi dhe policia po kryhen inspektime për të parë nëse qytetarët po respektojnë distancën fizike dhe mbajtjen e maskave.

India po ashtu po përballet me një variant të ri të virusit. Më 25 prill, Zvcirra njoftoi se varianti indian ka arritur në shtetin e tyre, teksa Italia ka vendosur që të ndalojë udhëtimet për në Indi.

Megjithatë, pavarësisht pandemisë, në shtetin Bengali të Indisë, 8.6 milionë qytetarë pritet të votojnë të hënën për zgjedhjet lokale.

India ka mbajtur zgjedhjet lokale në disa shtete, duke i ndarë votimet në disa faza.

Kryeministri Modi ka bërë thirrje për përshpejtimin e vaksinimit dhe sipas të dhënave zyrtare, në këtë shtet brenda ditës po administrohen 2.7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Disa shtete, përfshirë Maharashtra, që është një prej shteteve më të pasura të Indisë, të dielën ka ndërprerë administrimin e vaksinave në disa zona, duke thënë se ka mungesë të vaksinave.

Furnizimet me vaksina janë pakësuar dhe kërkesa për to në Indi është rritur, teksa kompanitë e vaksinave po kanë vështirësi që të prodhojnë më shumë doza, pjesërisht për shkak të mungesës së materialeve, veçanërisht në fabrikën në Indi ku prodhohen vaksinat e AstraZenecas.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Жанну Агузарову -награждённую титулом «Легенда вне времени» вырезали




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


Кирилл Скачков

Кирилл Скачков из Новокузнецка стал победителем Игр стран БРИКС-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Бывшего главу "Автодора" Кельбаха приговорили к 12 годам колонии



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России