Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2021

BE: Non-paperi për marrëveshjen Kosovë-Serbi nuk paraqet qëndrimin tonë

0
BE: Non-paperi për marrëveshjen Kosovë-Serbi nuk paraqet qëndrimin tonë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Peter Stano, ka mohuar të martën se blloku evropian ndan qëndrimet e përmendura në një “non-paper” të supozuar, të botuar nga gazeta Koha Ditore në Kosovë, e më pas edhe nga disa media tjera.

“Si rregull i përgjithshëm ne nuk e komentojmë asnjë non-paper të supozuar apo dokumente që pretendohet të jenë non-paper, që paraqiten në media të ndryshme. Në rastin në fjalë, dokumenti i supozuar nuk paraqet pozicionin e BE-së dhe atë nuk e kanë marrë as Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së e as Përfaqësuesi i lartë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së. 

"Non-paper", është një term që përdoret në BE lidhur me pikat e diskutimeve që ndahen në mënyrë konfidenciale ndërmjet qeverive dhe institucioneve.

Gazeta "Koha Ditore" e ka publikuar këtë dokument, i cili është thënë të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.

Koha Ditore ka shkruar se nuk ka mundur të konfirmojë vërtetësinë e këtij dokumenti, "por disa diplomatë me të cilët ka kontaktuar gazeta, pak a shumë kanë konfirmuar se pikat që përmenden në të janë në përputhje me ato që pritet të diskutohen në dialog".

Gjermania e ka hedhur poshtë vërtetësinë e “non-paperit” që u tha se është hartuar nga ajo dhe Franca. 

“Ky dokument nuk është i vërtetë dhe nuk reflekton në asnjë mënyrë pozicionet e Gjermanisë dhe Francës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane, dhënë Radios Evropa e Lirë.

Në Qeverinë e Kosovës, kanë refuzuar të komentojnë informacionet që përmban ky “non-paper” i ri.

Në BE pohojnë se janë në përgatitje të një takimi të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Madje Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell ka përmendur edhe datën 11 maj si datë të caktuar për dialog, ndonëse një datë e tillë nuk është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës.

Mirëpo zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë më 26 prill se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim në këtë datë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të enjten do të ketë takime me zyrtarë të lartë të BE-së ku dialogu, sikur edhe përgatitjet për takimin e tij me presidentin e Serbisë, do të jenë ndër temat e diskutimeve.  

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Новый корпус больницы святого Владимира планируется открыть в 2025 году





Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин рассказал о новых трамвайных линиях в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Ольга Бузова

«В трусах»: Бузова угодила в скандал из-за наряда на концерте в День защиты детей




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Зенит» добыл волевую победу в матче с «Балтикой» и завоевал Кубок России

Росгвардейцы обеспечили безопасность футбольного матча в Москве

Росгвардейцы обеспечили безопасность во время футбольного матча в Москве


Australian Open

Синнер повторил уникальное достижение Джоковича и Надаля на турнирах «Большого шлема»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Более 40 тысяч семей в Москве и области получают ежемесячные выплаты из средств материнского капитала



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России