Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2021

Shkalla e papunësisë, sipas dëshirës

0
Shkalla e papunësisë, sipas dëshirës

Në Kosovë, muajve të fundit po mungojnë të dhëna zyrtare për shkallën e papunësisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), si autoriteti shtetëror, që merret me grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare. Këto statistika sigurojnë që Kosova t’i përmbushë detyrimet ndërkombëtare në prodhimin dhe publikimin e statistikave zyrtare.

Katër herë brenda vitit, ASK-ja publikon rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore, kurse tani, teksa është muaji i pestë i vitit 2021, ky institucion ende nuk ka arritur që të publikojë anketën për tremujorin e fundit të vitit të kaluar (tetor, nëntor, dhjetor 2020), por edhe atë për këtë vit. Kjo agjenci nuk ende nuk ka publikuar as Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës, dokument ky që mbledh të gjitha të dhënat statistikore të shtetit. Vonesa e publikimit të rezultateve, sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, ka ndodhur për shkak të pandemisë.

Që nga shpallja e pandemisë se koronavirusit në muajin mars të vitit të kaluar, nga sindikatat e punëtorëve dhe subjekteve ekonomike janë publikuar shifra të ndryshme rreth papunësisë në Kosovë, përkatësisht të atyre që kanë humbur vendet e punës.

Mungesa e të dhënave zyrtare ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrjen e institucioneve qeveritare të cilat dizajnojnë politika, të kërkuesve shkencorë, por pengon punën e shoqërisë civile si dhe të investitorëve e donatorëve ndërkombëtarë. Kështu thotë Xhevat Sopi, profesor në fushën e statistikave ekonomike në Universitetin “Haxhi Zeka” në Gjilan si dhe Blendi Hasaj, hulumtues i lartë në Institutin GAP.

Sopi: Pa të dhëna zyrtare, vendimet rezultojnë me pasoja negative

Profesori Xhevat Sopi, i cili është edhe dekan në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Gjilanit, thotë se dinamika e zhvillimit të ngjarjeve si pasojë e pandemisë dhe nevoja për masa emergjente për tejkalimin e situatës, e bënë edhe më të rëndësishme dhe më urgjente nevojën për të dhëna të përditësuara dhe zyrtare.

Sipas tij, nëse autoritetet detyrohen që të marrin vendime, pa pasur të dhëna të sakta, atëherë gjasat janë të mëdha që të merren vendime të gabuara, të cilat kanë pasoja negative.

“Publikimi i shifrave nga burime të ndryshme, vetëm sa shkakton konfuzion dhe paqartësi se kujt t’i besohet, sepse subjekte të ndryshme mbledhin të dhëna dhe publikojnë informata për qëllime të tyre, ndërkohë që nuk dihet për besueshmërinë, metodologjinë e përdorur, por edhe qëllimin. Kurse, të dhënat zyrtare do të ndihmonin shumë në këtë kohë, në mënyrë që të bëhen hulumtime dhe analiza të ndryshme shkencore nga kërkuesit shkencorë, që do të prodhonin rezultate shumë të vlefshme edhe për politikën edhe për bizneset”, thotë Sopi për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se ekzekutivi është i përkushtuar që vendimet dhe politikat të jenë të bazuara në evidencë dhe studime.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës ka rol shumë të rëndësishëm për institucionet në vend. Pandemia ka ndikuar negativisht në aktivitetin e tyre. Por, do të punojmë në drejtim të eliminimit të vështirësive me të cilat ballafaqohen sa më parë që është e mundur”, ka thënë Kryeziu.

Hasaj: Në mungesë të statistikave, reagimi i qeverisë do jetë më i vonshëm

Megjithatë, në mungesë të këtyre të dhënave reagimi i qeverisë do të jetë më i vonshëm, vlerëson Blendi Hasaj, hulumtues nga Instituti GAP, duke shtuar se mund të ndodhë që vendimet të mos adresojnë problemin si dhe që efekti i vendimeve të jetë i vogël.

Ai thotë se statistikat zyrtare, sidomos tani gjatë pandemisë, paraqesin të dhëna të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës, për të krijuar politika që adresojnë në mënyrë të duhur problemet e identifikuara.

“Të dhënat që lidhen më trendin e punësimit apo punëkërkuesve të regjistruar, sidomos në kohën e pandemisë, janë qenësore në mënyrë që qeveria të ndërhyjë dhe ndihmojë me kapacitetet e saj. Këtu sidomos i rëndësishëm mbetet edhe një bashkëpunim i dy institucioneve kyçe që mbledhin të dhëna lidhur me trendin e kësaj variable, Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Agjencisë së Punësimit të Kosovës, ndonëse këto përdorin metodologji të ndryshme. Aktualisht, gjetjet e institucioneve publike në Kosovë rreth ndikimit të pandemisë në punësim, nuk duket se e pasqyrojnë dëmin real”, tha Hasaj.

Sa është shkalla e papunësisë në Kosovë?

Sipas të dhënave të Sindikatës së pavarur të sektorit privat, të publikuara në muajin janar, rreth 100 mijë ishte numri i personave që kanë humbur punën gjatë pandemisë.

Kurse sipas anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e tretë të vitit 2020 (korrik, gusht, shtator) të publikuar në fund të muajit dhjetor 2020, thuhet se shkalla e papunësisë është 24.6 për qind ose mbi 120 mijë qytetarë të moshës nga 15-64 vjeç. Kjo anketë nuk përfshin vetëm personat që kanë humbur punën për shkak të pandemisë.

Shifrat e Anketës së Fuqisë Punëtore, të publikuar për tremujorin e tretë të vitit 2020, sa i përket papunësisë, janë të ngjashme me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Sipas ASK-së, në fund të muajit maj pritet publikimi i të dhënave për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, por pritet edhe Publikimi Vjetor 2020, pasi siç thuhet, “ të dhënat nga terreni janë duke u proceduar”.

“Publikimi i tre mujorit të katërt (TM4 2020) nuk ka mundur të publikohet sipas datës së planifikuar (17.03.2021 ), meqë legjislacioni në fuqi nuk lejonte angazhimin e stafit të jashtëm. Po, ashtu për shkak të procedurave administrative të tejzgjatura për përzgjedhjen e operatorit ekonomik grumbullimi i të dhënave për TM4 ka filluar me vonesë”, thuhet në një përgjigje nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ndërkaq, profesori Xhevat Sopi thotë se është shumë e vështirë që të krijohen politika efikase dhe efektive nëse ato nuk mbështeten në të dhëna të besueshme. Në kohën kur ka mundësi të mblidhen statistika dhe të nxirren informata të besueshme, ai shprehet se nuk duhet në asnjë mënyrë që vendimet ose politikat të krijohen në baza paushalle, duke u mbështetur në përvojë dhe intuitë.

Por, Blendi Hasaj, nga Instituti GAP, shprehet se qeveria mund të mos ketë vullnet për të shfrytëzuar të dhënat edhe nëse ato janë të publikuara.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Начался прием заявок на конкурс грантов для социальных НКО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Коммерсантъ

БАДы прикинулись «Евромедами» // Арестованы предполагаемые организаторы махинаций с лекарствами




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Среди сотрудников уголовно-исполнительной системы Республики Дагестан определили лучшего гроссмейстера

Генпрокуратура потребовала передать государству велотрек с Олимпиады-80

Дмитрий Вязьмикин – тренер по индивидуальной подготовке молодежного футбола «Локо»


Новак Джокович

Джокович — о травме: На данный момент, вроде все нормально, но я не знаю, что будет утром



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

1 июня снежного барса можно было увидеть на ВДНХ



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России