Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2021

Nxjerrja e mjaltit nga kosheret në shkëmbinjtë e Gjeorgjisë

0
Nxjerrja e mjaltit nga kosheret në shkëmbinjtë e Gjeorgjisë

Bletarët në perëndim të Gjeorgjisë rrezikojnë jetën e tyre për arin e lëngshëm.

Kjo është mjaltë jara, një prej llojeve të mjaltës më të pastër që ekziston në botë. 

Ky lloj i mjaltës mund të gjendet vetëm në malet e Ajar, në perëndim të Gjeorgjisë. 

Çdo pranverë dhe vjeshtë, kur është moti i mirë dhe i qëndrueshëm, bletarët ajaranë, që jetojnë në afërsi të kufirit mes Gjeorgjisë dhe Turqisë, ngjiten në shkëmbinj...

... dhe në pemë të larta, për të nxjerrë mjaltin nga kosheret. Ata përdorin një teknikë shumë të lashtë të mbledhjes së mjaltit, origjina e të cilit ka humbur me kohën.

Kosheret me mjaltin jara bëhen duke gdhendur pemët e blirit, dru ky që gdhendet lehtë.

Më pas këto koshere prej druri vendosen në thellë në pyll, ku gjenden edhe bletët. Këto koshere janë pothuajse identike me trungjet e pemëve, që janë habitati natyror ku bletët vendosin mjaltën.

Brenda këtyre koshereve, bletët më pas krijojnë vetë zgavra të vogla prej dylli, jo sikur në kosheret e tjera, që shumë bletarë përdorin dyll artificial për të krijuar zgavra, që bletët të punojnë mbi to.  

Bletët e maleve të Kaukazit, që prodhojnë mjaltin jara, janë të njohura në mbarë botën për shkak të qëndrueshmërisë së tyre në temperatura të ftohta dhe gjuhës së gjatë, që e përdorin për të mbledhur copëza nektari, që speciet e tjera nuk arrijnë ta mbledhin. Këto bletë nuk janë agresive, por pickimi i tyre shkakton dhimbje të madhe.

Disa bletarë të mjaltës jara vendosin zgjoin e bletëve afër shtëpive të tyre, në mënyrë që të mund t’i mbrojnë më lehtë ato.

Një bletar ndërmori masa më të mëdha për të mbajtur të sigurta kosheret nga arinjtë që gjenden në këto male.

Ramaz Dumbadze – i cili gjendet në këtë foto, teksa rregullon kosheren që e ka vendosur në 16 metra lartësi – ka 26 koshere në pyllin pranë shtëpisë së tij. Ky 44-vjeçar thotë se “mendoj se ka diçka të veçantë lidhur me kosheret që qëndrojnë të varura në drunj. Është sikur një mbretëri e ndarë, ku sundojnë vetëm bletët”.

Ai thotë se të ardhurat nga mjalti jara i kanë ndihmuar atij që ta rinovojë shtëpinë, që gjendet jo shumë larg nga ky dru.

Përveç se hanë mjaltë të freskët, disa fshatarë ajaranë, krijojë edhe këtë pije prej mjalti. Vlerësohet se rreth gjashtë tonë mjaltë jara prodhohet çdo vit, që është dy deri në tre tonë më shumë sesa para vitit 2017. Aktualisht, vetëm disa dhjetëra bletarë merren me mbledhjen e mjaltit jara.

Tamaz Putkaradze nxjerr mjaltin nga kosherja e bërë me dru dhe tela rreth 20 vjet më parë. Këto koshere, ai i ka vendosur në të çarat e një shkëmbi.

Putkaradze, 69 vjeç, thotë se është i fascinuar nga metoda që përdorin bletarët që mbledhin mjaltin jara. Ai tregon se që kur ishte fëmijë e ka shikuar babanë e tij se si ai nxirrte mjaltin nga kosheret dhe ka punuar bashkë me të. Putkaradze tashmë ka mësuar djalin e tij të njëjtën teknikë.

Në njërën prej 20 koshereve të Putkaradezit, huallet e mjaltit varen nga zgjoi i bletëve, i ndërtuar me dru. Ai thotë se ka punuar me bletë gjatë gjithë jetës së tij, kryesisht për të “mbajtur gjallë traditën”, por falë tregut të këtij mjalti unik, që është në rritje, ai po planifikon që të shtojë edhe dhjetë koshere të tjera.

Për nxjerrjen e mjaltit nga kosheret, Putkaradze përdor një teh të lakuar (që shihet në fotografinë e parë), që të prej me kujdes haullin e mjaltit nga kosherja. Këtë thesar të ëmbël, më pas ai e nxjerr me dorë.

Më pas, Putkaradze zbret me kujdes qesen me mjaltë, të cilën, e pret poshtë shkëmbit djali i tij, dhe më pas e vendos në një kovë. Nxjerrja e mjaltit nga kosheret bëhet vetëm një herë në vit.

Përveç se ka vendosur kosheret në lartësi të mëdha, për t’i mbrojtur nga arinjtë, Putkaradze gjithashtu ka vendosur një gardh të bërë me kocka të arinjve (që është pasqyruar në këtë fotografi) për të trembur kafshët e tjera, që të mos i afrohen koshereve.

Putkaradze ndan një copëz të mjaltës pasi e ka nxjerr nga kosherja. Mjalti është shumë i pastër, ka shije frutash dhe është mjaft i shijshëm.

Ky bletar i moshuar është i kënaqur që për këtë mjaltë unik po ka kërkesë edhe jashtë Gjeorgjisë. “Për dekada të tëra unë kam ndjekur këtë rrugëtim... Besoj se bletët janë të rëndësishme që ta mbajnë gjallë natyrën tonë të bukur dhe mjalti jara luan një rol të rëndësishëm në këtë çështje”.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Фриске

Память Жанны Фриске почтили посмертной наградой и ее песней на музыкальной премии




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Людмила Самсонова

Теннисистка Самсонова вышла в финал турнира в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России