Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2021

Maqedonia e V. deri në fund të verës synon të arrijë imunitetin kolektiv

0
Maqedonia e V. deri në fund të verës synon të arrijë imunitetin kolektiv

Deri në fund të verës së vitit 2021, në Maqedoni të Veriut planifikohet që të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve dhe me këtë të arrihet imuniteti kolektiv, tha për Radion Evropa e Lirë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe tha se në Maqedoni të Veriut tashmë kanë arritur rreth 300 mijë doza të vaksina kundër koronavirusit, ku pjesa më e madhe e tyre janë të kompanisë kineze, Sinopharm. Sipas Filipçes, kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë janë vaksinuar edhe me vaksinat e kompanisë AstraZeneca, Pfizer, si dhe me vaksinën e prodhuar në Rusi, Sputnik V.

Sipas tij, të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka vend për shqetësim, duke shtuar se me marrjen e këtyre vaksinave, po shpëtohen jetë njerëzish.

“Nuk ka asnjë dilemë: të gjitha vaksinat janë njësojë efikase sa i përket mbrojtjes nga format e rënda të sëmundjes dhe parandalimit të vdekjes së rezultat i sëmundjes COVID-19”, u shpreh ministri Filipçe.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se deri më tani procesi i vaksinimit në masë po shkon në rregull dhe tashmë janë vaksinuar afër 100 mijë qytetarë.

Vera Stojcevska-Antiq, 82-vjeçare, i tha Radios Evropa e Lirë se nga të gjitha vaksinat që janë në dispozicion, ajo preferonte që ta merrte vaksinën e kompanisë Pfizer, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë gjermane, BioNTech.

Por, Vera nuk ka mundur që të zgjedhë këtë vaksinë pasi kur shkoi në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, që është shndërruar në sallë vaksinimi, asaj iu kumtua lajmi se doza të Pfizerit nuk ka në dispozicion. Ajo më pas vendosi që të marrë vaksinën Sinopharm, që prodhohet në Kinë.

“Mjekja më tha se edhe vaksina kineze e kompanisë Sinopharm është e mirë. Ajo më sqaroi se nëse e refuzoj të njëjtën dhe pres që të arrijnë vaksinat e Pfizerit, kjo periudhë mund të zgjasë dhe në ndërkohë mund të infektohem dhe ta vë veten në rrezik. Andaj vendosa që të vaksinohem me këtë vaksinë që ishte në dispozicion”, thotë ajo.

Ndërkaq, Etmira Zhuta, që punon në një kopsht të fëmijëve në Strugë, thotë se për të është i rëndësishëm vaksinimi, pasi siç tregon, ajo ka kontakt për ditë me fëmijët dhe prindërit e tyre.

“Që në momentin e parë vendosa që ta marrë vaksinën. Pse? Normalisht për t’u mbrojtur. Shpresoj që do të na mbrojë. Nuk kisha asnjë dilemë rreth marrjes së vaksinës. Punoj me fëmijë të vegjël dhe siç e dini, fëmijët në kopshte, meqë janë shumë të vegjël, nuk mbajnë maska mbrojtëse. Kështu që e kemi të domosdoshme të mbrohemi përmes vaksinave”, thotë Etmira.

Në anën tjetër, Sevxhane Gashi, që është motër medicinale, për më shumë se një muaj po punon në qendrën e vaksinimit në Shkup. Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani, asnjë person që ka marrë vaksinën nuk ka pasur efekte të rënda anësore.

“Gjatë kësaj kohe, tashmë një muaj jam e angazhuar këtu, nuk kemi pasur probleme me pacientët, por gjithçka është zhvilluar në mënyrë normale. Qytetarët bëjnë më shumë pyetje dhe pas marrjes së vaksinës, presin disa minuta, për të parë nëse u shfaqet ndonjë alergji apo ndonjë indikacion. Por, deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë gjë e tillë”, thotë ajo.

Vaksinimi në masë kundër koronavirusit, përveç në Shkup, po zhvillohet edhe në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër. Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që përmes platformës elektronike vaksinacija.mk të regjistrohet për të caktuar terminin për vaksinim.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Концертный директор для музыкантов. Концертный директор для певцов. Концертное агентство в Москве. Букинг агентство. Организация концертов и гастролей.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Анастасия Мыскина

Овечкин, Яковлев, Фридзон и Мыскина сыграли в падел-теннис в Турции: «Победила дружба»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России