Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2021

Pas një viti, rikthehet festimi i Bajramit

0
Pas një viti, rikthehet festimi i Bajramit

Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut, pas një viti ndalesë për shkak të virusit COVID-19,  kanë mundur të falin namazin e Bajramit në organizimin tradicional që ka përgatitur  Bashkësia Fetare Islame, në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup. 

Me këtë rast, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ka theksuar se besimtarët myslimanë ndodhen para sfidës për të dalë triumfues në betejën kundër virusit COVID-19. 

Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, për Radion Evropa e Lirë, thotë se këshillat e të gjitha xhamive, janë kujdesur që  me përpikmëri të respektohen protokollet për frenimin e koronavirusit të ri.  

“Për Bajram, ne si Bashkësi Fetare Islame, formuam një komision për organizimin e festës së Bajramit, që këtë vit për shkak të uljes së numrit të të infektuarve, e organizuam manifestimin tradicional për faljen e namazit të Bajramit, duke respektuar të gjitha protokollet për frenimin e virusit COVID-19, duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirat e hapura në oborret e xhamive. Bajrami si festë, nënkupton vizita tek të afërmit, respektimin e njëri tjetrit, nënkupton prezencën fizike gjatë vizitave tek të afërmit, andaj kemi apeluar që mos të shkëputen këto tradita që të qëndrojmë afër edhe fizikisht edhe shpirtërisht, por edhe këtë rradhë,  kemi theksuar se kur ka mundësi që uratat dhe duatë të shprehen përmes telefonatave, të shprehet afërsia dhe pajtimi mes njerëzve. Më duhet të theksoj se edhe profeti Muhamed, na ka mësuar se besimtari nuk është në nivelin e duhur, nëse  nga dora apo gjuha e tij, të tjerët dëmtohen”, thotë  Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, duke nënvizuar se lidhjet familjare nuk duhet shkëputur, megjithëse thekson se në bazë të parimeve islame, mbrojtja e shëndetit është në piedestalin më të lartë të besimit. 

“Edhe në rrethana të pandemisë, hadithet (udhëzimet) e Profetit Muhamed, na mësojnë se njerëzit kur janë në rrethana të këtilla, u ndalohet të shkojnë diku tjetër pra duhet të qëndrojnë të izoluar, nëse shohin se kanë së paku një simptomë të sëmundjes. Për atë ne kemi apeluar dhe vazhdojmë të apelojmë përmes  imamëve të xhamive, nëpunësve fetarë, si dhe përmes protokolleve që i kemi shtypur dhe shpërndarë në të gjitha xhamitë, ku kemi theksuar se një besimtar nëse vëren vetëm një simptomë të vogël të sëmundjes, ai  e ka obligim fetar që të mos përzihet me njerëzit e tjerë”, thotë Ismaili.   

Nga ana tjetër Blerim Qaili, thotë se këtë festë të Bajramit, për dallim nga viti i kaluar, ndjehet më i sigurt për të vizituar me familjen e tij prindërit, që tashmë kanë kaluar të gjashtëdhjetat, pasi ata por edhe ai personalisht, është vaksinuar kundër  COVID-19. 

“Këtë vit, gjatë kremtimit të kësaj feste, ndjehemi më të sigurt pasi unë dhe prindërit kemi marr vaksinën, pra jemi  të imunizuar, dhe tani mund të përqafoj prindërit e mi për  dallim nga viti i kaluar, kur kjo pandemi imponoi një stil krejtësisht tjetër jetese, ku distanca duhej ruajtur dhe kjo e vështirësoi dhe afërsinë fizike me prindërit”, thotë Blerim Qaili, duke u bërë thirrje të gjithë  qytetarëve që të paraqiten për marrjen e vaksinës dhe me këtë të arrihet imuniteti kolektiv për t’iu kthyer një normalitetit.  

Me vendim të qeverisë së Maqedonisë  së Veriut, është shkurtuar ora policore gjatë dhjetë ditëve të  fundit të muajit të Ramazanit, duke mundësuar kështu besimtarëve mysliman të organizojnë iftare  familjare. 

Ndërkaq ora policore është shfuqizuar tërësisht gjatë festës së Bajramit, ndërkohë që autoritetet përkatëse, në vazhdimësi kanë theksuar se është me shumë  rëndësi respektimi i masave për frenimin e virusit COVID-19, siç është  dezinfektimi i duarve në vazhdimësi, urimet në distancë, mbajtja e maskave edhe në hapësirat publike etj.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о развитии столичного района Мнёвниковская пойма





Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Родители 308,9 тысячи детей в Московской области получают единое пособие


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Баста

Басте пришлось идти пешком по Октябрьскому мосту после конфликта с гаишниками




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

"Евро-Футбол.Ру": "Спартак" летом купит форварда только в случае ухода Соболева

12 июня в Оренбуржье пройдут мероприятия, посвященные Дню России

4 спортивных фестиваля Москвы, которые нельзя пропустить этим летом


Александр Зверев

Зверев и Рууд не пожали друг другу руки после полуфинала «Ролан Гаррос» – из-за проблем с желудком у норвежца



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Архангельск

На следующей неделе в Архангельске стартует межрегиональный фестиваль «Сияние»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России