Bursa për gazetarë Jiri Dienstbier 2021-2022
![Bursa për gazetarë Jiri Dienstbier 2021-2022](https://gdb.rferl.org/3A8A3DAB-7569-4D44-A279-2A338C3B6A91_w800_h450.jpg)
Radio Evropa e Lirë ju njofton se ka kënaqësinë të pranojë aplikacionet e atyre që janë të interesuar për programin “Jiří Dienstbier Journalism Fellowship”.
Qëllimi i ndarjes së kësaj burse është që t’iu ndihmojë gazetarëve nga Ballkani Perëndimor, që të ushtrojnë profesionin e tyre në mbështetje të pluralizmit dhe pavarësisë mediale.
Ky program është nismë e përbashkët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke dhe Radios Evropa e Lirë, duke u motivuar nga kontributet e Jiří Dienstbier në gazetari, politikë të jashtme si dhe në fushën e të drejtave të njeriut.
Përmes këtij programi synohet të zgjerohet tradita e Radios Evropa e Lirë në promovimin e shoqërive më të hapura përmes gazetarisë.
Programi zgjat shtatë muaj. Të përzgjedhurit do të kalojnë gjashtë muaj në selinë e REL-it në Pragë, ku praktikojnë trajnimin dhe punojnë me profesionistët e kompanisë.
Dy javë përpara shkuarjes në Pragë, të përzgjedhurve mund t’iu kërkohet të vizitojnë byrotë respektive të REL-it për të kuptuar praktikat editoriale të kompanisë në nivel lokal, si dhe të njoftohen me stafin.
Në muajin e fundit të praktikës, të përzgjedhurit sërish kthehen nëpër byro.
Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen deri në orën 08:00 CET (sipas kohës së Evropës Qendrore) më 14 qershor, 2021.
Aplikacionet mund t'i dërgoni duke klikuar KËTU.
Periudha e nisjes së programit: 4 janar, 2022 – 30 korrik, 2022.
Shënim: Programi i kësaj burse do të zhvillohet në përputhje me masat e zbatuara pas përhapjes së koronavirusit, si në Republikën Çeke, ashtu edhe në shtetet e të interesuarve, andaj si i tillë mund të pësojë ndryshime.
Për të kuptuar kushtet dhe procedurat e aplikimit, klikoni KËTU.