Përpjekja vullnetare për një ambient më të pastër
![Përpjekja vullnetare për një ambient më të pastër](https://gdb.rferl.org/5629004c-e3c0-46d1-ad2a-52129864a951_tv_w800_h450.jpg)
Shumë zona turistike në Kosovë kanë një nivel të lartë të ndotjes, që shkaktohet nga mbeturinat që lënë pas vetes vizitorët. Por, së fundmi një grup joformal i njohur si ‘Vullnetarët për Atdhe të Pastër’ është duke organizuar aksione të pastrimit në Kosovë dhe Shqipëri. Rreth 350 vullnetarë pastruan Grykën e Rugovës të dielën, më 23 maj, me shpresën se do të ndikojnë në ndërgjegjësim.