Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2021

Biden zotohet për përgjigje të SHBA-së ndaj Bjellorusisë

0
Biden zotohet për përgjigje të SHBA-së ndaj Bjellorusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka dënuar veprimin e Bjellorusisë, e cila devijoi një fluturim civil dhe arrestoi një gazetar dhe aktivist të opozitës.

Presidenti Biden e quajti si “incident të shëmtuar” dhe u zotua për një përgjigje të koordinuar me aleatët evropianë.

Deklarata e presidentit Biden u bë disa orë pasi liderët e Bashkimit Evropian u pajtuan të vendosnin sanksione të reja ekonomike ndaj Bjellorusisë.

Në një samit urgjent, udhëheqësit e BE-së u bën thirrje linjave ajrore evropiane të shmangin hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe të ndalojnë fluturimet bjelloruse nga aeroportet e BE-së.

Më 23 maj, Bjellorusia e detyroi një fluturim të Ryanair të devijojë fluturimin nga Greqia për në Lituani dhe të ulet në kryeqytetin Minsk. Pastaj, policia bjelloruse arrestoi gazetarin dhe aktivistin e opozitës, Raman Pratasevich dhe të dashurën e tij.

Disa udhëheqës evropianë e quajtin incidentin si “pirateri shtetërore”.

“Kjo është shkelje direkte e normave ndërkombëtare”, tha presidenti Biden, duke shtuar se ai i ka kërkuar ekipit të tij që të përpilojë opsionet e duhura për të kërkuar përgjegjësi në koordinim të ngushtë me Bashkimin Evropian, aleatët dhe partnerët e tjerë dhe organizatat ndërkombëtare.

Në një video të transmetuar nga televizioni shtetëror bjellorus, gazetari Pratasevich tha se ai ishte duke u "rrëfyer" në lidhje me akuzat e organizimit të trazirave civile, një vepër që në Bjellorusi është e dënueshme me 15 vjet burgim.

Opozita bjelloruse dhe aleatët e Pratasevich thanë se deklarata është bërë nën detyrim.

“Ky incident i shëmtuar dhe videoja e gazetarit Pratasevich - që duket se ka qenë i detyruar ta bëjë - janë sulme të turpshme si ndaj disidencës politike, ashtu edhe ndaj lirisë së shtypit. Shtetet e Bashkuara u bashkohen vendeve tjera në botë në thirrjet për lirimin e tij, si dhe për lirimin e qindra të burgosurve politikë të cilët janë ndaluar padrejtësisht në Bjellorusi”, tha Biden.

Gazetari Pratasevich ka qenë administrator i kanalit NEXTA Live në Telegram, platformë që ka mbuluar protestat që kanë shpërthyer në Bjellorusi prej mbajtjes së zgjedhjeve.

Autoritetet bjelloruse kanë nisur hetimet ndaj Pratasevich dhe kolegut të tij Stsyapan Putsila, në muajin nëntor, nën dyshimet për organizim të çrregullimit masiv, prishjes së rendit shoqëror dhe nxitjes së urrejtjes.

Në tetor të vitit të kaluar, një gjykatë në Minsk e ka shpallur kanalin NEXTA dhe logon e tij si ekstremiste.

Çfarë po ndodh në Bjellorusi?

Bjellorusia është tronditur nga protestat që kur Alyaksandr Lukashenka - në pushtet që nga viti 1994 - u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale në gusht të vitit 2020. Perëndimi dhe opozita i konsiderojnë zgjedhjet e manipuluara.

Opozita thotë se Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila u arratis në Lituaninë fqinje pas zgjedhjeve për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë e saj, ishte fituesja e vërtetë e votave.

BE-ja ka vendosur tashmë tri raunde sanksionesh kundër Bjellorusisë dhe ishte duke përgatitur një raund të katërt.

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, më 24 maj zhvilloi një bisedë me Tsikhanouskaya për të shprehur mbështetjen e SHBA-së për opozitën demokratike, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

Në deklaratë u tha se Shtetet e Bashkuara do t'i kërkojnë llogari regjimit të Lukashenkas për incidentin me aeroplanin Ryanair dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, si dhe do të vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme për të zgjidhur krizën politike të vendit.

Përgatiti: Kestrin Kumnova





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Evanescence

Сооснователь Evanescence гитарист Бен Муди выпустил ремикс их трека Haunted




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Анастасия Мыскина

Овечкин, Яковлев, Фридзон и Мыскина сыграли в падел-теннис в Турции: «Победила дружба»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

РБК: ряд крупных банков начали останавливать прием заявок на льготную ипотеку



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России