Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2021

Një zyrtar i Hamasit parashikon armëpushim të shpejtë

0
Një zyrtar i Hamasit parashikon armëpushim të shpejtë

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka parashikuar se armëpushimi në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit mund të ndodhë brenda ditësh, ndërkohë që kanë vazhduar sulmet në mes të forcave ushtarake të Izraelit dhe grupit militat që udhëheq Gazën.

Zyrtari i Hamasit Moussa Abu Marzouk, i ka thënë televizionit të Libanit al-Mayadeen se ai beson që përpjekjet për arritje të armëpushimit do të rezultojnë me sukses.

“Unë pres arritje të armëpushimit brenda një dite apo dy dhe që ai armëpushim të arrihet në bazë të një marrëveshjeje të përbashkët”, ka thënë ai.

Disa orë më vonë, aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë kryer dhjetëra sulme ajrore, ndërkohë që edhe palestinezët kanë hedhur raketa në orët e para të 20 majit, duke vazhduar armiqësitë në ditën e 11-të.

Ushtria e Izraelit ka thënë se sulmet kanë shënjestruar “një zonë të ruajtjes së armëve” që gjendet në qytetin e Gazës dhe është e vendosur në shtëpinë e një zyrtari të Hamasit, por edhe “infrastrukturën ushtarake të vendosur në rezidencat” e komandatëve tjerë të Hamasit, përfshirë ato në qytetin Khan Younis në jug të Gazas.

Mjekët kanë thënë se katër persona janë plagosur në sulmet ajrore.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për viktima apo dëme në Izrael.

Presidenti amerikan Joe Biden i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu më 19 maj se pret “ulje të tensioneve” mirëpo Netanyahu është përgjigjur se është i vendosur të vazhdojë ofensivën ushtarake derisa të kthehet qetësia dhe siguria për popullin e Izraelit.

Prej nisjes së luftimeve më 10 maj, zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë thënë se 228 persona janë vrarë.

Autoritetet izraelite kanë thënë se numri i personave të vrarë si pasojë e konfliktit ka shkuar në 12.

Ky përshkallëzim i situatës është më seriozi në mes të Hamasit dhe Izraelit në vjetët e fundit, çka ka rezultuar me rritje të dhunës nëpër rrugë në mes të hebrenjve dhe arabëve.

Raketat dhe artileri po ashtu janë nisur në kufirin Izrael-Liban dhe konflikti ka nxitur dhunë në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Luftimet kanë shpërthyer pas disa javëve të tensionit në mes të izraelitëve dhe palestinezëve në Jerusalemin Lindor, duke kulmuar me përleshje në një pjesë të shenjtë të qytetit, si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.

Hamasi ka nisur hedhjen e raketave drejt Izraelit pasi ka paralajmëruar këtë të fundit për t’u tërhequr nga zona.

Izraeli më pas është përgjigjur me sulme ajrore.

Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete tjera të Lindjes së Mesme kanë tentuar të ndalin dhunën përmes diplomacisë, derisa Franca ka tentuar të punojë me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe liderë rajonalë.

Franca madje edhe ka hartuar një rezolutë, mirëpo nuk është bërë e qartë nëse do të dorëzojë atë para Këshillit, meqë me shumë mundësi Shtetet e Bashkuara do të shfrytëzojnë të drejtën e vetos.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kundërshtojnë rezolutat, pasi ato ndërhyjnë në përpjekjet e administratës Biden për t’iu dhënë fund armiqësive.

Një zëdhënës i misionit të SHBA-së ka thënë se Uashingtoni e ka bërë të qatë se është i fokusuar në përpjekjet diplomatike, në mënyrë që t’i jepet fund dhunës.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të mbajë një takim të hapur për konfliktin izraelito-palestinez më 20 maj.

Përgatiti: Krenare Cubolli





Губернаторы России
Москва

Собянин открыл приемное отделение Морозовской детской городской больницы





Москва

Парадоксы двойного стандарта


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о развитии столичного района Мнёвниковская пойма



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Баста

Извиняющийся Баста, разрыв концессии, шокирующее убийство: самые читаемые новости Красноярска




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Прославленный вратарь Икер Касильяс присоединился к кампании Hisense «Ставшие легендой» в поддержку УЕФА ЕВРО 2024™

"Евро-Футбол.Ру": "Спартак" летом купит форварда только в случае ухода Соболева

Турнир по рукопашному бою в Солнечногорске собрал 250 спортсменов


Анна Калинская

Калинская поддержала Синнера после поражения на "Ролан Гаррос"



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Українські новини

Досвідчені садівники обирають великі технічні горщики для своїх рослин і квітів



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России