Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2021

Reformat në arsim, peng i politikës

0
Reformat në arsim, peng i politikës

Reformat në arsim në Maqedoninë e Veriut, kanë nxitur reagime të shumta, në veçanti ato për digjitalizimin e librave, që sipas prindërve, profesorëve e shoqatave, janë veprime të shpejtuara dhe të hartuara pa konsultim me ekspertët e fushës.

Profesori Avzi Mustafa, thotë se për reformë serioze nevojitet formimi i një këshilli të gjerë, vendimet e të cilit do të respektohen nga të gjitha partitë. Por këto të fundit kanë vazhduar me avazin e vjetër, duke akuzuar njëra-tjetrën për dështimin e reformave e madje, edhe për politika antikombëtare.

Maqedonia e Veriut tani 30 vjet, synon reformimin e sistemit arsimor, por përveç politizimit të këtij procesi dhe përplasjeve mes partive për interesa politike, ajo është ende larg ngritjes së një sistemi të mirëfilltë në arsim, përfshirë atë fillor, të mesëm dhe universitar.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Avzi Mustafa, profesor shumëvjeçar në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Shkupit.

Ministria e Arsimit ka hedhur në debat ndryshimet në ligjin për arsim, që veç tjerash parashohin digjitalizimin e teksteve shkollore, që edhe kanë nxitur reagime të shumta nga prindërit, shoqatat dhe mësimdhënësit, pasi që vlerësojnë se Maqedonia e Veriut, ende nuk ka krijuar kushtet tjera që të realizojë një reformë të tillë.

Ndërkohë, përplasjet mes partive kanë shkuar deri aty sa të akuzojnë njëra-tjetrën edhe për zhbërjen e identitetit maqedonas përmes reformës, siç pretendon VMRO-DPMNE në opozitë.

“Reformat në arsim janë të gabuara dhe të pazbatueshme në praktikë. Ne kemi paralajmëruar se reformat nuk kanë për qëllim përmirësimin e procesit arsimor, përkundrazi, kanë të bëjnë me plotësimin e nevojave të njerëzve të tjerë. Në programet mësimore për klasën e parë dhe të katërt, përmes njësive mësimore për vendin, nxënësit nxiten të mësojnë për një të lloj identiteti të një qytetari. Qëllimi është i qartë, për të thyer qëndrimin ndaj vendit tonë, Republikës së Maqedonisë (së Veriut). Nuk ka asnjë plan zhvillimi, asnjë strategji, reforma dëmton procesin arsimor dhe shtetin në përgjithësi”, ka deklaruar zëdhënësja e VMRO DPMNE-së, Marija Miteva.

Lidhja Social-Demokrate në pushtet, akuzon opozitën për shkatërrimin e arsimit gjatë qeverisjes 11-vjeçare, si edhe për politika bllokuese.

“Kjo është një përpjekje tjetër absurde, për të bllokuar një reformë që është e rëndësishme për procesin e përgjithshëm arsimor. Ligji i ri për tekstet shkollore dhe materialet tjera mësimore dhe didaktike, është plotësisht në përputhje me praktikat evropiane, por edhe me kohën dhe epokën e teknologjisë informatike, në të cilën jetojnë të rinjtë. Për 11 vjet, VMRO-DPMNE shkatërroi arsimin, manipuloi mësuesit dhe profesorët, dhe studentët kanë rezultatet më të ulëta në testet ndërkombëtare. VMRO-ja po bllokon, po proteston dhe po fshihet pas iniciativave të pretenduara qytetare, në mënyrë që reformat e arsimit të mos miratohen", tha deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.

Profesori Avzi Mustafa thotë se një reformë e tillë nuk mund të bëhet pa konsultime të gjera, ndërsa thekson nevojën e përjashtimit të partive gjatë marrjes së vendimeve.

“Çdo ministër që ka ardhur, secili ka kërkuar të bëjë reforma apo se me të do të nisin reformat në arsim. Kjo është ajo që neve na shqetëson pasi për të pasur reforma duhet të formohet një komision nga të gjithë njerëzit që merren me këtë problematikë, të studiojnë, analizojnë dhe të nënshkruajnë një dokument që të mos ndryshojë nesër pa marrë parasysh se cila parti vjen në pushtet, por të kërkojë prej tyre jo vetëm të mos e ndryshojnë, por dhe ta zbatojnë në praktikë”, ka deklaruar Mustafa.

Ai konsideron se reformat për digjitalizimin janë kopje të disa shteteve të zhvilluara, por që nuk korrespondojnë me realitetin në Maqedoninë e Veriut, ku ende shumë zona nuk kanë kushtet më elementare në shkolla, e të mos flasim për internet, pasi sipas tij zonat e thella janë larg civilizimit apo kushteve për të bërë jetë normale.

“Për të realizuar një reformë, për të bërë një ndryshim, nuk duhet ato të kopjohen nga shtete të ndryshme dhe pa asnjë ndryshim t’i sjellin këtu. Ato kanë tjera kushte dhe ne nuk kemi mundësi t’i realizojmë ato për shkak të kushteve. Jam i bindur se këtu nuk do të ketë asnjë reformë”, thotë profesori Avzi Mustafa, njohës i çështjeve të arsimit.

Njohësit e çështjeve të arsimit, prindërit dhe shoqatat, thonë se më me rëndësi për momentin do të ishte që Ministria e Arsimit të përqendrohet në kthimin e nxënësve në shkolla, ashtu siç kanë vepruar të gjitha shtetet e rajonit, ku pavarësisht pandemisë, nxënësit mësimin e kanë ndjekur me prani fizike në shkolla.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

В сказке театра кукол Ульгэр приключения и опасности, интересные знакомства и встречи - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


WTA

Самсонова обыграла Александрову и вышла в финал турнира WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

18 яшьлек егет сөйгән кызына мәхәббәт аңлаткан да һәлак булган



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России