Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2021

Netanyahu: Qeveria e koalicionit, një kërcënim për sigurinë

0
Netanyahu: Qeveria e koalicionit, një kërcënim për sigurinë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur kundër formimit të një qeverie nga kundërshtarët e tij.

Ai ka thënë se një qeveri e propozuar e unitetit, që synon zëvendësimin e tij, do të ishte një rrezik për sigurinë e vendit.

Netanyahu u bëri thirrje kolegëve të partive të djathta të mos mbështesin një marrëveshje për formimin e qeverisë, pasi ultranacionalisti, Naftali Bennett, tha se ai do të formonte një koalicion me një parti të qendrës.

Kundërshtarët e Netanyahut kanë kohë deri të mërkurën për të formuar qeverinë.

Nëse ia dalin me sukses kësaj nisme, kjo do të sillte fundin e udhëheqjes së Netanyahut, i cili ka qëndruar në pozitën e kryeministrit më shumë se çdo politikan tjetër. Netanyahu, i cili përballet me akuza për korrupsion, nuk arriti të fitojë shumicën e duhur në zgjedhjet e përgjithshme në muajin mars.

Këto ishin zgjedhjet e katërta që janë mbajtur në Izrael brenda dy vjetësh.

Por, kundërshtarët e tij mund të jenë në gjendje të formojnë vetëm një qeveri pakice, të mbështetur nga anëtarët arabë të parlamentit.

"Mos formoni një qeveri të majtë - një qeveri e tillë është një rrezik për sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit", tha të dielën, Netanyahu, 71-vjeç.

"Çfarë ndikimi do të ketë kjo në aftësinë parandaluese të Izraelit? Si do t'i shohim armiqtë tanë? Çfarë do të thonë ata në Iran dhe Gaza?", pyeti Netanyahu.

Netanyahu akuzoi politikanin Bennett për "mashtrim të publikut" dhe për kryerjen e "mashtrimit të shekullit". Ai i bëri këto deklarime pasi kujtoi premtimet e mëparshme të udhëheqësit të partisë Yamina për të mos bërë koalicion me Yair Lapid, udhëheqësin kryesor të opozitës.

Më herët, Bennett, 49 vjeç, tha se partia e tij do t’i bashkohej bisedimeve për të formuar një qeveri uniteti.

"Netanyahu nuk po përpiqet më të formojë një qeveri të krahut të djathtë sepse ai e di mirë se nuk ka një të tillë", tha Bennett.

"Unë do të bëj gjithçka për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar me mikun tim Yair Lapid", shtoi ai.

Para njoftimit, media izraelite raportuan se në bazë të marrëveshjes së propozuar për formimin e qeverisë së unitetit, Bennett do të zëvendësonte Netanyahun si kryeministër dhe më vonë do t'i linte vendin Lapid, 57 vjeç.

Përmbajtja e marrëveshjes nuk është konfirmuar zyrtarisht. Koalicioni i propozuar do të bashkonte partitë e djathta, të majta dhe të qendrës.

Derisa palët kanë pak qëndrime të përbashkëta politike, ata i ka bashkuar dëshira për të rrëzuar Netanyahun nga pushteti.

Ish-ministri i Financave, Lapid, ka kohë deri më 2 qershor për të formuar një qeveri të re të koalicionit, pasi Netanyahu nuk arriti ta bënte këtë.

Në zgjedhjet e fundit, partia e tij Yesh Atid doli e dyta pas partisë së Netanyahut, Likud, që është parti e krahut të djathtë. 

Përgatiti: Kestrin Kumnova





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети: «Волшебные башмачки Элли» - эта постановка создана по мотивам знаменитой сказки Александра Волкова «Волшебник Изумрудного города»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России