Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2021

Autoritetet e Kosovës mirëpresin vendimin për Mlladiqin

0
Autoritetet e Kosovës mirëpresin vendimin për Mlladiqin

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë reaguar pas konfirmimit të dënimit me burgim të përjetshëm nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për ish-komandantin ushtarak serb të Bosnjë dhe Hercegovinës, Ratko Mlladiq. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se "tanimë nuk ka dyshim se qëllimi i Millosheviçit (Sllobodan, ish-presidenti jugosllav), Mlladiqit dhe të tjerëve që kanë qenë pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi. Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero.

"Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë duhet të marrë fund", ka thënë Kurti. 

Më herët ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka thënë se “shteti i Serbisë nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit ka kryer gjenocid edhe në Kosovë, përveçse paraprakisht në Bosnjë". Sipas saj, në këtë drejtim është e domosdoshme që autoritetet në Kosovë, krahas evidencës shtetërore përmes Institutit për Krimet e Luftës dhe fuqizimit të institucioneve të drejtësisë për adresimin e krimeve të luftës, të përgatisim mirë edhe Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë.

Më 8 qershor, Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara e mbështetën dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq për gjenocidin në Srebrenicë dhe mizoritë tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës më 1992-95.

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm, i shpallur nga shkalla e parë më 2017, për rolin e tij në vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në Srebrenicë.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar se vrasjet e rreth 8 mijë myslimanëve të Bosnjë e Hercegovinës në Srebrenicë, kanë përbërë gjenocid.

Ndryshe, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ka paralajmëruar se qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me atë se a duhet Kosova të synojë që një padi të tillë ta parashtrojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë apo në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë, se për ngritjen e një padie kundër gjenocidit të Serbisë në Kosovë, mundësia ekziston, marrë parasysh faktin që krimet e luftës, përfshirë edhe gjenocidin, janë vepra, të cilat nuk mund të parashkruhen.

Por, sipas tij, në kuptimin formal, Kosova gjendet para vështirësive të caktuara, për shkak se pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mund të aplikojnë vetëm shtetet që janë anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pjesë e së cilës Kosova nuk është ende.

Kurse, profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, cilido qoftë ai, në rast se Kosova eventualisht deponon padinë, do të kishte karakter vetëm këshillëdhënës dhe jo obligues. Marrë parasysh këtë dhe komplikimet tjera, Saliu ka thënë se Kosova do të veprojë drejtë në rast se padinë e tillë do ta ngreh në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN).





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Радость встречи с клоунами приносят массу положительных эмоций детям в Бурятии - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


WTA

Россиянка Людмила Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Татьяна Голикова: "Теперь миллионы пожилых россиян вынуждены будут работать"



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России