Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2021

Opozita akuzon Zaevin për bisedime sekrete me Bullgarinë

0
Opozita akuzon Zaevin për bisedime sekrete me Bullgarinë

Opozita maqedonase ka nisur protestat në Shkup dhe dhjetë qytete tjera kundër bisedimeve me Bullgarinë, konkretisht për të kundërshtuar, siç thotë, “tradhtinë e radhës të (kryeministrit) Zoran Zaevit”.

Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE pretendon se qeveria aktuale po negocion me Bulgarinë për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin kombëtare dhe gjuhën maqedonase.

“Në negociatat me palën bullgare, Zoran Zaev dhe (i dërguar i qeverisë maqedonase për bisedimet me Bullgarinë) Vllado Buçkovski fshehurazi po përgatisin një aneks, garanci të shkruara ose një "udhërrëfyes”, me të cilin ata pranojnë pikëpamjet përfundimtare negative, që do t’i hapin dyert asimilimit të plotë të maqedonasve”, thotë kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski.

“Nga burime të larta diplomatike në Bruksel, por edhe në Sofje, marrim vesh se kërkesat që janë pjesë përbërëse e deklaratës së miratuar në Parlamentin bullgar, praktikisht do të jenë pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë (së Veriut) me BE-në, dhe nga ky moment, problemi dypalësh që kemi me Bullgarinë do të jetë problem që do të kemi me BE-në, do të thotë, nga problem dypalësh do të bëhet problem evropian. Bëhet fjalë për çështjet që kanë të bëjnë me veçoritë e popullit maqedonas, kulturën, traditën, gjuhën maqedonase, luftën antifashiste. Pra, të gjitha këto që i mohon deklarata e miratuar në parlamentin bullgar”, shton Mickoski.

Ai thotë se “kjo tradhti e radhës e Zaevit mund të parandalohet vetëm përmes kritikave dhe ndërgjegjësimit të popullatës me protesta në rrugë”. Protestat nuk do të ndalen deri sa qeveria nuk del para opinionit të tregojë dokumentin dhe atë për çfarë po negocion me Sofjen, shtoi Mickoski.

Ne, ka thënë kreu i VMRO-së, “kemi dy zgjidhje, ose të pranojmë asimilimin dhe të hyjmë në BE si bullgarë ose të ndërpresim procesin e anëtarësimit dhe ëndrrën evropiane për të ruajtur identitetin dhe gjuhën maqedonase”.

“Bllokadat e VMRO-së, janë veprim anti-shtetëror. Kjo nuk është hera e parë që Mickoski përhap lajme të rreme në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë”, tha Lidhja Social-Demokrate (LSDM), e kryeministrit Zaev, teksa komentoi protestat e organizuara nga VMRO-ja, duke mohuar pretendimet e partisë maqedonase në opozitë, se qeveria po “shet interesat kombëtare”.

“Ai protestoi në mbrojtje të banditëve dhe kriminelëve, të cilët sulmuan kuvendin më 27 prill për të vrarë, rrahur deputetë, gazetarë, punonjës të kuvendit...VMRO-DPMNE pengon gjithçka që është në interes të qytetarëve. Qytetarët e njohin VMRO-në dhe kjo është arsyeja pse ata rregullisht e ndëshkojnë në zgjedhje. Kjo është arsyeja pse VMRO-DPMNE është në opozitë”, thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë më parë se qeveria as nuk ka negociuar e as nuk do të negociojë çështjet që kanë të bëjnë me identitetin.

“Si në Bruksel dhe gjithkund tjetër kemi thënë qartë se për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas nuk mund të ketë bisedime. Unë nuk di si ta them ndryshe. Çdo ndjenjë e jona është e drejtë e jona, kjo ka të bëjë si me gjuhën dhe identitetin, sikur dhe me rrënjët tona. Ne nuk prekim identitetin e askujt, dhe nuk duam që të tjerët të prekin veçoritë tona kombëtare. Ne duam që Evropa të jetë ashtu siç është, as më pak e as më shumë. Ne do të vazhdojmë të paraqesim argumentet tona se duhet të na mbështesin”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Kreu i qeverisë ka thënë se pret që gjatë këtij muaji të ketë zhvillimet pozitive për zhbllokimin e negociatave me Bashkimin Evropian, por pa dhënë detaje tjera.

Bullgaria në nëntor të vitit të kaluar i ka vendosur vetos nisjes së bisedimeve mes Shkupit dhe BE-së, me kërkesën që fillimisht të zgjidhjen çështjeve dypalëshe, që kanë të bëjmë me gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy shteteve, të cilat në gusht të vitit 2017 kanë nënshkruar një Marrëveshje për fqinjësi të mirë, por që nuk ka sjellë asnjë ndryshim në raportet e ndërsjella.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Моргенштерн

Шоумен Барецкий: у нас с Моргенштерном будет концерт 28 июня




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


ATP

Лучший теннисист Казахстана узнал позицию в обновленном рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России