Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2021

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

0
Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa autoritetet shëndetësore po i shfrytëzojnë dozat e fundit për rivaksinimin e personave, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani është vaksinuar 10 për qind e popullatës.

Mbi 195 mijë persona kanë marrë nga dy doza, ndërsa në bazë ditore rivaksinohen jo më shumë se pesë mijë persona.

Javë më parë, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se në javën e parë të qershorit do të mbërrijnë 500 mijë vaksina kineze Sinovak, por ato nuk kanë arritur ende.

“Dje jam njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kinës që në shtatë ditët e ardhshme duhet të marrim 500,000 doza të Sinovakut”, ka deklaruar Filipçe më 4 qershor.

Së voni, Maqedonia e Veriut ka pranuar rreth 30 mijë vaksina kineze si donacion nga Turqia dhe disa mijëra të tjera nga Greqia, të cilat po përdoren për rivaksinim të qytetarëve.

Filipçe, ndërkohë, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të nisë vaksinimi edhe i fëmijëve të moshave 12-16 vjeç.

Opozita maqedonase i akuzoi të mërkurën institucionet për “dështim të plotë në përballje me pandeminë dhe imunizimin e popullatës”.

“Derisa Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave - për momentin vetëm procesi i rivaksinimit është duke u zhvilluar - qytetarët po kërkojnë shpëtim dhe po vaksinohen jashtë vendit. Derisa bota po përgatitet seriozisht se si të përballet me llojet e reja të koronavirusit, Qeveria jonë nuk po arrin ende t’i sigurojë vaksinat”, tha Marija Andonovska, anëtare e kryesisë së VMRO DPMNE-së.

Për shkak të mungesës së vaksinave, infektolugu Dragan Danillovski bëri thirrje që personat që e kanë kaluar koronavirusin, të mos vaksinohen, por këtë mundësi t’ua japin atyre që nuk kanë krijuar imunitet.

"Ju që keni vuajtur, keni imunitet për të paktën gjysmë viti dhe bëhuni më shumë solidarë dhe mos u vaksinoni tani. Ata që nuk kanë imunitet, le ta bëjnë këtë së pari. Në këtë mënyrë, ne do ta mbërrijmë qëllimin e dëshiruar më shpejt, duke arritur 80 deri në 85 për qind të imunitetit kolektiv. Vjeshta po afrohet ngadalë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Danillovski.

Maqedonia e Veriut, sot dhe dje, nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Raste aktive në nivel kombëtar janë 420 persona.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о развитии столичного района Мнёвниковская пойма





Москва

Парадоксы двойного стандарта


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

Стас Михайлов сказал, что до сих пор обижается на Шнурова




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Спортсменки из Пскова привезли два «серебра» с соревнований по джампинг-фитнесу в Москве

12 июня в Оренбуржье пройдут мероприятия, посвященные Дню России

Альбина Мухаметзянова на ПМЭФ объявила о выходе сериала «Команда МАТЧ» в Казахстане


Ролан Гаррос

Испанец Алькарас выиграл Открытый чемпионат Франции по теннису



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Минздраве подсчитали, сколько медперсонала не хватает в России



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России