Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
![Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së](https://gdb.rferl.org/8D303E93-A77A-4552-B8FA-D5E0E874A42B_w800_h450.jpg)
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka emëruar të premten Antonio Guterres për një mandat të dytë si Sekretar të Përgjithshëm, duke ia mundësuar atij që për pesë vjetët e ardhshëm të drejtojë organizatën me 193 anëtarë.
Më herët gjatë këtij muaji, 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë mbështetur kandidaturën e Guterresit për një mandat të dytë.
Sipas Kartës së OKB-së, Asambleja e Përgjithshme emëron Sekretarin e Përgjithshëm me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.
Mandati i ri i diplomatit portugez 72-vjeçar, do të nisë më 1 janar të vitit 2022.