Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2021

Ambasada britanike demanton marrëveshjen me Serbinë kundër ndikimit rus

0
Ambasada britanike demanton marrëveshjen me Serbinë kundër ndikimit rus

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd e demantoi për Radion Evropa e Lirë një shkrim të gazetës britanike Telegraph, sipas të cilit, Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë kundër ndikimit rus.

Shkrimi u demantua më herët për REL-in edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Më 18 qershor, Telegraph ka shkruar se sekretari briatnik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se vendi i tij ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Serbinë për të parandaluar ndikimin e Rusisë dhe se Britania do ta ndihmojë Serbinë për t’i rezistuar “ndikimit keqdashës” dhe “manipulimit” rus.

Marrëveshja, sipas artikullit, është nënshkruar gjatë vizitës së sekretarit Wallace në Beograd, më 16 qershor.

Ambasada britanike në Beograd i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se në marrëveshjen e nënshkruar midis ministrive të Mbrojtjes të Serbisë dhe Britanisë së Madhe “nuk përmendet asnjë shtet tjetër”.

“Dokumenti është përqendruar në konsolidimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit aktual midis ministrive të Mbrojtjes të Serbisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Dokumenti trajton tema të tilla si pjesëmarrja e përbashkët e vendeve tona në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare”, tha Ambasada britanike.

Ajo shtoi se, gjatë vizitës, Wallace theksoi se “Mbretëria e Bashkuar e respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë”.

“Sa i përket politikës sonë [britanike] ndaj Rusisë, ajo është paraqitur qartë në dokumentin strategjik publik ‘Rishikimi i Integruar i Politikës së Jashtme dhe i Mbrojtjes’”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës britanike për Radion Evropa e Lirë.

Në këtë dokument Rusia është shënuar si “kërcënim”.

Çfarë është nënshkruar?

Më 20 qershor, Mnistria serbe e Mbrojtjes, duke mohuar shkrimin e gazetës britanike Telegraph, tha se me Ministrinë britanike të Mbrojtjes është nënshkruar një marrëveshje për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Sipas saj, me sekretarin britanik të Mbrojtjes nuk është nënshkruar asnjë dokument ku përmendet Rusia.

Një gjë të tillë nuk e ka deklaruar askund as ministri Wallace, tha ministria serbe.

“Subjekt i Marrëveshjes është zhvillimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e operacioneve shumëkombëshe, trajnimi ushtarak, mbajtja e ushtrimeve dypalëshe, shqyrtimi i përmirësimit të bashkëpunimit në domenin tokësor dhe ajror, mbrojtja kibernetike dhe rritja e mundësive për bashkëpunim midis industrive të mbrojtjes dhe institucioneve kërkimore shkencore”, tha Ministria serbe e Mbrojtjes.

Vizita e sekretarit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, më 16 qershor, ishte vizita e tij e parë zyrtare në Serbi. Me atë rast janë bërë edhe disa stërvitje ushtarake në bazën “Jug”, afër Bujanocit.

Çfarë ka shkruar Telegraph?

Gazeta britanike Telegraph ka botuar më 18 qershor një artikull me titull “Britania nënshkroi marrëveshje me Serbinë kundër 'ndikimit keqdashës' të Rusisë”, duke iu referuar një bisede me sekretarin britanik të Mbrojtjes dhe me një burim të paemëruar nga udhëheqësia e ushtrisë serbe.

Sipas shkrimit, Wallace ka thënë për gazetën Telegraph se është në interes të vendit të tij që “të merret me zhvillimin post-jugosllav” dhe ka shtuar se Britania do ta ndihmojë Serbinë që t'i rezistojë “ndikimit keqdashës” dhe “manipulimit” të Rusisë.

“Është në interesin tonë të ndihmojmë rezistencën e vendeve si Serbia ndaj aktiviteteve dhe ndikimeve dashakeqe”, ka thënë Wallace, sipas shkrimit të gazetës Telegraph.

Po sipas gazetës, Wallace ka deklaruar se Britaninë “nuk e shqetëson” fakti që Serbia ka marrëdhënie miqësore me Rusinë, sepse “Serbia është ushtarakisht neutrale”.

Në shkrim përmendet edhe një burim i paemëruar nga ushtria serbe, i cili ka thënë se “marrëveshja me Britaninë është një shans për të rivendosur marrëdhëniet problematike midis dy vende”.

Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie të ngushta, pavarësisht thirrjeve të vendeve perëndimore dhe të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë - vend kandidat për anëtarësim në BE - për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me atë evropiane.

Rusia gjithashtu mbështet përpjekjet e zyrtarëve serbë për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe, në këmbim, Beogradi zyrtar refuzon të vendosë sanksione kundër Rusisë.

Përgatiti: Valona Tela





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Валерий Гергиев

Про царя в голове: Гергиев привез в «Большой» «Ивана Сусанина»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


Кирилл Скачков

Кирилл Скачков из Новокузнецка стал победителем Игр стран БРИКС-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России