Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2021

Qeveria e Kosovës mbështet blerjen e dronëve amerikanë

0
Qeveria e Kosovës mbështet blerjen e dronëve amerikanë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten më 25 qershor ka shqyrtuar propozimin për blerjen e dronëve nga Shtetet e Bashkuara për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Propozimi është bërë nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili i tha kabinetit qeveritar se blerja e katër dronëve amerikanë bëhet për nevoja të ngritjes së kapaciteteve për inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim.

Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së, sipas ministrit Mehaj e ka miratuar shitjen e këtij sistemi përmes procesit të blerjeve së jashtme ushtarake dhe se i gjithë projekti, përfshirë mjetet përcjellëse, kushton në vlerë 11.9 milionë euro dhe që mund të paguhet përmes dy kësteve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është dakord me propozimin.  

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se propozimi i Ministrit të Mbrojtjes mund ta marrë që në këtë mbledhje zotimin e qeverisë, mirëpo në mbledhjen e ardhshme mund të miratohet ndarja e mjeteve buxhetore. 

"Nëse kabineti është i pajtimit kjo mund të përfshihet dhe mund të marrim një vendim në mbledhjen e ardhshme të qeverisë mund ta prezantojmë si kërkesë dhe të ndajmë mjete. Zotimin e qeverisë mund ta marrë që tani", tha Murati. 

Kërkesa për blerjen e armatimit amerikan, u bë në kuadër të rishikimit të buxhetit të vendit të cilin e miratoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes. Buxheti i rishikuar arrin vlerën e 2.5 miliardë eurove.  

Kundër këtij propozimi doli ministri për Kthim dhe Komunitete njëherësh udhëheqës i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ai tha se blerja e këtij sistemi është e papranueshme në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, papunësi dhe nevoja të mëdha ekonomike.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe është nën ndikimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më 2018, përmes ndryshimeve ligjore ka nisur transformimi i mandatit të FSK-së në forca të armatosura.

Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Vitin e kaluar Kosova ka pranuar një kontingjent me automjete të blinduara të blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për FSK-në.

Përgjegjësitë e reja të FSK-së kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare.

Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, planifikohet që numri i pjesëtarëve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

Галина Ржаксенская впервые стала участником ПМЭФ в Санкт-Петербурге


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

Жена рэпера Джигана Самойлова заявила, что не сбавит цену за роскошный особняк




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Андрей Рублёв

Теннисисты Рублев, Хачанов и Самсонова не сыграют на Олимпиаде-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Game News

По аниме и манге «Кайдзю № 8» выпустят PC и мобильную игру — Kaiju No. 8 THE GAME



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России