Tornadoja bën kërdinë në Çeki
![Tornadoja bën kërdinë në Çeki](https://gdb.rferl.org/d571c6c3-587d-4462-93b7-f3246cbc5850_tv_w800_h450.jpg)
Rrugët e fshatrave në jug të Republikës Çeke janë mbushur me rrënoja të ndërtesave të dëmtuara, pasi një tornado e rrallë goditi zonën në natën e së enjtes (24 qershor), duke i marrë jetën disa personave, e duke lënë të lënduar dhjetëra të tjerë. Stuhitë e fuqishme kanë shkulur kulmet e shtëpive dhe ndërtesave të tjera, kanë thyer dritaret, kanë përmbysur automjetet dhe kanë shpërndarë rrënojat nëpër rrugë e fusha. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)