Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2021

Osmani: “Gjeopolitika mbetet kyçe drejt BE-së” 

0
Osmani: “Gjeopolitika mbetet kyçe drejt BE-së” 

“Gjeopolitika është element   shumë  i rëndësishëm në rrugëtimin  drejt Bashkimit Evropian”, ka theksuar Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke komentuar bllokadën edhe të Shqipërisë e cila trajtohet në pako me Maqedoninë e Veriut, proces ky që u bllokua pas  vetos bullgare, për shkak të kontestit për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike. 

“Bashkimi Evropian në teori, në letër, është proces meritokracie, ku secili vend ec në mënyrë individuale.  Mirëpo, gjeopolitika është shumë  e rëndësishme në këtë rrugëtim, andaj nëse mbahemi bashkë, nëse e ndihmojmë njëri tjetrin si shtete, bashkëpunojmë dhe e japim mesazhin se ne jemi  pjekur që të mos e luftojmë njëri tjetrin në këtë rrugë, por ta ndihmojmë njëri tjetrin, po në këtë rrugë do të tregohemi edhe më serioz para bashkimit Evropian, po do të jemi edhe më bashkëpunues këtu brenda në rajon”, thotë Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme. 

Ai vlerëson se Bullgaria si shtet e ka  keqpërdorur vendimmarrjen    konsensuale, megjithëse shton se Bashkimi Evropian, mbetet edhe më tek alternativa  e  vetme për vendin.  

“Maqedonia e Veriut po edhe Shqipëria, në një mënyrë ka vënë në shprehje problemin që ka Bashkimi Evropian në vendimmarrjen e vet. Por kjo nuk do të  thotë se e zbeh atraktivitetin që ka Bashkimi Evropian për ne, qëllimin final që ne një ditë të jemi anëtare e Bashkimit Evropian dhe nuk duhet të  ketë alternativë. Nuk ka alternativë as për Bashkimin Evropian, për  shkak se ne jemi një ishull në Bashkimin Evropian. Ne nuk jemi anash BE-së, por jemi të rrethuar me vende anëtare dhe as nga faktorët gjeografikë as nga ata ekonomikë, ata kulturorë dhe historikë, nuk mund te kemi një alternativë tjetër përveç se Evropa të kompletohet edhe me këtë pjesë të munguar të Ballkanit perëndimor.   

Andaj ne duhet të  vazhdojmë të  punojmë dhe Evropa duhet të reflektojë për funksionalitetin e saj, për sa i përket mënyrës së vendimmarrjes”, thotë Osmani. 

Duke komentuar rezultatet e Institutit Ndërkombëtar Republikan IRI-it, që nxorën në pah shqetësimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, për sa i përket shpejtësisë me të cilën po ec procesi i aderimit të vendit në BE, shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani,  thotë se në parim cdo njëri zhgënjehet me atë që edhe do më së shumti. 

“Mendoj se ky euroskepicizëm nuk mendoj se ka kapur rrënjë. Mendoj se kemi të bëjmë me emocione të momentit, frustrime të momentit, ku njerëzit shprehin mllefin pikërisht sepse e duan Evropën. Ju e dini se njerëzit zhgënjehen më shumë nga ata që i duan, sesa nga ata që nuk i duan. Unë mendoj se ky është një raport dashurie mes njerëzve dhe idesë evropiane. Mirëpo, nuk besoj se njerëzit janë të lëkundur në përcaktimin e tyre për Bashkimin Evropian, prandaj ne si politikanë, jemi të detyruar që ta përkthejmë këtë vullnet dhe këtë entuziazëm të  qytetarëve në hapa konkret” thotë Osmani. 

Pa dashur të shpalos më shumë  detaje rreth propozimit të Portugalisë, edhe pse ky propozim nuk mori dritë të gjelbër gjatë presidencës portugeze, shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, nënvizon se kjo paraqet një bazament ët mirë për tejkalimin e tri çështjeve që mbetën kontestuese për Bullgarinë edhe atë emrin, gjuhën dhe garancitë për implantimin e Marrëveshjes bilaterale mes  dy vendeve. 

Bujar Osmani, thotë se shatori mund të paraqes pikë kthese për sa i përket vendimit për caktimin e fillimit të bisedimeve. 

“Epo, tani me të vërtetë mendoj se nuk është falënderuese që të jepen data, për shkak se qytetarët u lodhën nga kjo jetë e shpresimeve dhe dëshpërimeve ciklike. Këtë e kanë mbase qe 15 vjet, ndoshta edhe 20 vjet. E, ndoshta edhe ne kontribuojmë që qytetarët të kalojnë, nëse mund të them, (nëpër një) torturë të tillë psikologjike – duke dhënë data, duke dhënë shpresa... Por, ja, që t’i përgjigjem pyetjes: qershori i ri është – shtatori”, ka nënvizuar Osmani.





Губернаторы России
Москва

Между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская открыт новый переход — Собянин





Москва

Артисты – они все особенные!


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин рассказал о новых трамвайных линиях в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Надежда Бабкина

Как сегодня выглядит 74-летняя Надежда Бабкина




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардейцы обеспечили безопасность во время футбольного матча в Москве

Росгвардейцы обеспечили безопасность футбольного матча в Москве

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей


Анастасия Потапова

Потапова о поражении от Свентек на "Ролан Гаррос": организм дал сбой



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Собянин открыл пешеходную галерею между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России