Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2021

Bizneset mirëpresin krijimin e Gjykatës Komerciale

0
Bizneset mirëpresin krijimin e Gjykatës Komerciale

Jahir Morina, afarist nga Kosova, ka mbi një dekadë që ka konteste gjyqësore për dy biznese të tij dhe ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare. Ai tregon se neglizhenca në sistemin e drejtësisë, sa i përket zgjidhjes se kontesteve ekonomike, i ka kushtuar me humbje milionëshe.

Shpresa e tij për zgjidhjen e këtyre lëndëve, është te krijimi i Gjykatës Komerciale të Kosovës. Qeveria e Kosovës, të martën, (22 qershor) ka miratuar projektligjin për krijimin e kësaj gjykate.

Në bazë të këtij projektligji, të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet biznesore, do të jenë kompetencë e Gjykatës Komerciale.

Krijimi i kësaj Gjykate është një ndër çështjet më të rëndësishme që po ndodh në dy dekadat e fundit, në aspektin ekonomik në vend, thotë Jahir Morina, pronar i kompanisë “Princesha” që merret më ndërtimin e ndërtesave të larta.

“Ne kemi edhe dy kompani tjera që posedojmë që nga viti 2014 dhe jemi në procedura gjyqësore me institucione të ndryshme të Kosovës. Të dyja kompanitë llogariten të jenë të falimentuara, për shkak të moszgjedhjes së kontesteve. Flasim për 6-7 milionë euro për 15 vjet. Do të thotë dëmet janë ekstremisht të mëdha në biznese dhe ekonomi, për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës Komerciale”, tha Morina.

Gjykata Komerciale do t’i ketë dy shkallë

Në projektligjin për Gjykatën Komerciale, të cilin e posedon Radio Evropa e Lirë, thuhet se çdo person ka të drejtë t’i drejtohet kësaj Gjykate për të kërkuar mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tij/saj ligjore, për aq sa veprimet për të mbrojtur ose zbatuar ato të drejta, janë brenda kompetencave të Gjykatës Komerciale.

Kjo Gjykatë do të funksionojë si gjykatë e specializuar, e ndarë në dy shkallë (Themelore dhe të Apelit), kompetente për gjykimin e kontesteve për çështjet komerciale dhe administrative në çështje komerciale, si dhe do të trajtojë kundërshtimet dhe ankesat në procedurat përmbarimore.

Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët kanë sponsoruar këtë projektligj, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se “besojnë se Gjykata Komerciale, në cilësi të gjykatës së specializuar, do ta rrisë efikasitetin dhe efektivitetin në shqyrtim dhe vendosjen e kontesteve, ku palë në procedurë janë bizneset.”

Edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tha se krijimi i Gjykatës Komerciale, do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të bizneseve, njëherësh procedura më të shpejta dhe cilësore.

Përfitimi kryesor nga themelimi i kësaj Gjykate, sipas tij, është që të gjitha kontestet ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe afaristëve, do kenë një adresë.

Rastet e kontesteve biznesore vonohen deri në 15 vjet

Moszbatimi i kontratave, vonesat në pagesa, problemi me pronat, janë disa nga mosmarrëveshjet ndërmjet bizneseve në Kosovë.

Njëherësh sipas Shahinit, duke zgjidhur kontestet me procedura më të shpejta se me procedurat standarde gjyqësore, Kosova krijon siguri më të madhe edhe për investitorët e huaj.

“Kjo Gjykatë do të mundësojë edhe shkurtimin e afateve kohore të kontesteve, sepse vitet e kaluara, ka ndodhur që një kontest në mes operatorëve ekonomikë, ka zgjatur shtatë deri 15 vjet, e që kjo është një e metë e madhe edhe si shtet dhe promovon pasiguri në zgjidhjen e kontesteve”, ka thënë Shahini.

Në projektligj, ndër të tjera thuhet se Gjykata Komerciale është kompetente për të gjykuar dhe ka juridiksion ekskluziv për të gjykuar, në Dhomat e shkallës së parë dhe Dhomat e shkallës së dytë, kontestet ndërmjet shoqërive tregtare vendore dhe të huaja, kontestet në mes të institucioneve publike dhe subjekteve private, si dhe kontestet në mes të personave juridikë vendorë dhe të huaj, në lidhje me çështjet e ndërsjella tregtare.

Vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizikë dhe juridikë. Gjykata publikon të gjitha aktgjykimet në faqen e saj zyrtare të internetit, në afat prej 60 ditësh nga data e nxjerrjes së aktgjykimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Krijimi i Gjykatës Komerciale ishte paralajmëruar edhe nga ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, në Qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Në Kosovë që nga viti 2011, janë hapur disa qendra të arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve biznesore, të cilat mund të shfrytëzohen për t’i shmangur proceset e gjata gjyqësore.

Qendrat e arbitrazhit funksionojnë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Por, ndonëse në zyrat e arbitrazhit është thënë se kontestet ekonomike mund të zgjidhen brenda një periudhe gjashtëmujore, bizneset kanë hezituar që t'iu drejtohen këtyre qendrave të arbitrazhit dhe numri i rasteve që trajtohen nga këto qendra, vazhdimisht ka qenë i ulët.





Губернаторы России
Москва

Между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская открыт новый переход — Собянин





Москва

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин рассказал о новых трамвайных линиях в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Филипп Киркоров

Обманул сына, бросил жену в 90 лет и потерял дочь: яркая жизнь Бедроса Киркорова




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардейцы обеспечили безопасность футбольного матча в Москве

Среди сотрудников уголовно-исполнительной системы Республики Дагестан определили лучшего гроссмейстера

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей


Андре Агасси

Не ходите, дети, в теннис: как Андре Агасси и Штеффи Граф подарили детям право выбора



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Галерея «Тираж 1/1» открывает в Москве выставку Тани Рауш «В моем детстве или прямо сейчас»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России