103news.com
World News in Albanian
Июнь
2021

Von der Leyen për dialogun: Thelbësore që palët të takohen sa më shpejt

0
Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë se mirëpret zotimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t’u angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian në Bruksel.


Zyra për Komunikim e Qeverisë së Kosovës, ka thënë të dielën se Kurti ka pranuar një letër nga shefja e bllokut evropian, në të cilën ajo e ka konsideruar thelbësore mbajtjen e takimit të ardhshëm për dialogun sa më shpejt që është e mundur.




Raundi i fundit i dialogut është mbajtur më 15 qershor të këtij viti.


Ky njëherësh ka qenë takimi i parë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.


Në fund të takimit, zyrtarët kanë bërë të ditur se nuk janë marrë vesh për asnjërën nga temat e ngritura.


Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik.


“Do të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave”

Më tutje ne letër, von der Leyen është cituar të ketë thënë se perspektiva kredibile e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për Komisionin.



"Ne dëshirojmë që ta shohim avancimin më të shpejtë të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe do të vazhdojmë ta mbështesim progresin e arritur në reformat që i kërkon kjo", ka shkruar ajo.


Më tej, shefja e bllokut evropian është cituar të ketë thënë se, "duke e njohur rëndësinë që e ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave".




Franca është një ndër shtetet më skeptike sa i takon heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.


Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, më 23 qeshor, kryeministri Albin Kurti ka thënë se përfaqësuesit e këtij shteti nuk kanë ndërruar qëndrim sa i takon liberalizimit të vizave për Kosovën.


“Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, mirëpo nuk ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave”, ka deklaruar kryeministri Kurti për televizionin publik të Kosovës po atë ditë.


Mes tjerash, kryeministri Kurti ka thënë se duhet punuar me Holandën dhe shtetet e tjera që janë skeptike për këtë proces.


Kosovës i është premtuar liberalizimi i vizave që nga viti 2011.


Tre vjet më parë, Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Liberalizimi është votuar edhe në Parlamentin Evropian, porse vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së.


Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Стремимся быть самыми лучшими по всем направлениям





Москва

Фестиваль «Большая сцена» приглашает к участию талантливых людей со всей России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

МСД вошел в тройку самых популярных магистралей Москвы – Сергей Собянин



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Моргенштерн

Назван трек Моргенштерна*, из-за которого его уличили в политической деятельности




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве росгвардейцы приняли участие в обеспечении безопасности во время проведения спортивных мероприятий

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве

Естественный отбор технологий: в Москве пройдет отборочный этап чемпионата «Битва роботов»


WTA

Александрова вышла во второй круг турнира WTA в Сеуле



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


WTA

Теннисистка Камилла Рахимова поднялась на 73-е место в рейтинге WTA



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России