Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2021

Shërbimet e internetit nuk përfshihen në heqjen e tarifave të roaming-ut

0
Shërbimet e internetit nuk përfshihen në heqjen e tarifave të roaming-ut

Qytetarët e Kosovës gjatë qëndrimit në njërin nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga 1 korriku i këtij viti, nuk do të paguajnë asnjë pagesë shtesë për thirrjet e realizuara telefonike dhe mesazhet e pranuara e të dërguara, thotë Nazim Rahimi, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Sa i përket shfrytëzimit të internetit, priten pako me çmime të volitshme.

Tarifat e roaming-ut i referohen shërbimeve që qytetarët shfrytëzojnë në një shtet tjetër, nga qendra e operatorit të telefonisë mobile ku janë të regjistruar.

“Roaming-u ka të bëjë me çështjen e zërit. Nuk do të aplikohet tarifë shtesë nëse një qytetar i Republikës se Kosovës, konsumatorë i ndonjërit nga operatorët e telekomunikacionit që operojnë në Kosovë, do të telefonojë nga ndonjë operatorë që vepron në Ballkanin Perëndimor. Me fjalë të tjera, një qytetar i Republikës se Kosovës, që ka kartë të konsumatorit të Vala-s, nga Shqipëria do të telefonojë në Kosovë me pako të njëjtë sikurse që është në Kosovë”, tha Rrahimi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se kjo vlen edhe për operatorët tjerë mobilë në Kosovë.

Sipas tarifave të publikuara në ueb-faqen e Vala-s dhe Telekomit të Kosovës, konsumatorët e kësaj kompanie, për çdo minutë thirrje telefonike brenda operatorit të njëjtë, paguajnë 13 centë, ndërkaq dërgimi i mesazheve kushton 6 centë. Aktualisht, tarifat shtesë për shërbimet roaming për thirrje të realizuara për 1 minutë janë 5 centë, kurse për një mesazh (sms) 2 centë.

Tarifat për roaming do të eliminohen në bazë të marrëveshjes së roaming-ut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Serbisë). Kjo marrëveshje ishte arritur në prill të vitit 2018, në samitin e parë digjital të mbajtur në Shkup. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është paraparë të bëhet në dy faza.

Pula: Operatorët do të krijojnë pako atraktive

Shqiprim Pula, ish-anëtar i bordit të ARKEP-it, tha se nga dita e enjte (1 korrik), operatorët e telefonisë mobile në gjithë rajonin, mund të paraqesin në treg dy lloje pakosh, pako që mund të përdoren nga përdoruesit vendorë dhe pako roaming-u që mund të përdoren brenda vendeve nënshkruese të marrëveshjes së roaming-ut. Por, sipas tij, është obligative që operatorët të informojnë konsumatorët për përmbajtjen e këtyre pakove.

“Për këtë, operatorët duhet të ndërmarrin një lloj fushate edukuese. Konsumatori duhet të njoftohet në detaje për jetësimin e kësaj marrëveshjeje dhe për të drejtat e tyre që mund të shfrytëzojë pakot që krijohen dhe ofrohen nga operatorët karshi përdoruesve të tyre. Këtë duhet ta kenë obligative sepse shumë konsumatorë nuk janë në dijeni mbi metodologjinë që mund të ofrohet nga ana e operatorëve se si të shfrytëzohet nga ana e tyre”, thekson Pula.

Me marrëveshjen e roaming-ut, Pula thotë se fillimisht do të fitojë qytetari, sidomos ai i cili lëvizë shpesh nga një vend në vendin tjetër për arsye të ndryshme.

Nazim Rrahimi nga ARKEP-i thekson se operatorët e telefonisë mobile do të përgatisin pako atraktive të internetit, me çmime të volitshme.

“Kjo është çështje e operatorëve se çfarë pakosh do të përgatisin ata. Por, ne kemi informacione se ata do përgatisin pako atraktive, që do të jenë në dobi të qytetarëve të cilët do t’i shfrytëzojnë në vende e Ballkanit Perëndimor. Është fjala për pako interneti sepse çështja e telefonisë është zgjidhur”, thekson Rrahimi.

ARKEP-i tashmë ka njoftuar për miratimin e Rregullores për zbatimin e politikës së përdorimit të drejtë dhe metodologjinë e vlerësimit të qëndrueshmërisë së heqjes së tarifave të roaming-ut. Në këtë rregullore thuhet se “obligohen operatorët e telefonisë mobile në Republikën e Kosovës që të ofrojnë shërbimet me pakicë të rregulluara të roaming-ut sipas çmimit të aplikuar në nivel kombëtar për parapaguesit e tij, të cilët zakonisht janë rezidentë ose kanë lidhje të qëndrueshme".

Pikërisht më 1 korrik 2021, kur pritet të eliminohen tarifat për shërbimet e roaming-ut në vendet e Ballkanit Perëndimor, do të nisin bisedimet për të arritur marrëveshje të njëjtë edhe me vendet e Bashkimit Evropian, ka shkruar më herët në Facebook, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes për roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, është paralajmëruar se do të zbatohet më 1 korrik 2021.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Иоганн Себастьян Бах

«Бах vs Чайковский» под величественными сводами Петрикирхе.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Анастасия Мыскина

Овечкин, Яковлев, Фридзон и Мыскина сыграли в падел-теннис в Турции: «Победила дружба»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России