Dhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë
![Dhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë](https://gdb.rferl.org/5E8A94CB-0063-4B7C-A4D3-C8EC0134FC1F_cx0_cy3_cw0_w800_h450.jpg)
Në Kosovë u regjistruan të enjten edhe dhjetë raste me koronavirus.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,580 mostrave.
Në 24-orëshin paraprak nuk u regjisrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 12 pacientë.
Kosova ka regjistruar gjithsej 107,768 raste, 2,258 viktima dhe 105,345 të shëruar.
Aktualisht, raste aktive janë 165.
Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit.
Deri të enjten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vaksinuar 189,006 persona.
Prej tyre, 45,015 vetë i kanë marrë nga dy doza.