Kosova dënon gjenocidin që ndodhi në Srebrenicë
![Kosova dënon gjenocidin që ndodhi në Srebrenicë](https://gdb.rferl.org/e41fd673-ede0-4103-b445-6544393bdaab_tv_w800_h450.jpg)
Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute ka dënuar gjenocidin që ndodhi 26 vjet më parë në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës. Në muajin korrik të vitit 1995, njësitë e Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, të udhëhequra nga gjenerali serb, Ratko Mlladiq kryen një nga masakrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore duke vrarë mbi 8 mijë djem e burra myslimanë boshnjakë.