Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2021

Biden mbron vendimin për tërheqje nga Afganistani

0
Biden mbron vendimin për tërheqje nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se misioni ushtarak amerikan në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht.

Të enjten (8 korrik), Biden, duke folur për tërheqjen e trupave amerikane pas gati 20 vjetësh, tha se "udhëheqësit afganë duhet të bashkohen dhe të drejtojnë vendin drejt një të ardhmeje".

"Ne nuk shkuam në Afganistan për të shtet-ndërtim", tha presidenti amerikan.

Sipas tij, ushtria amerikane ka "arritur" qëllimet e saj në këtë vend për të mposhtur Al-Kaidën dhe për të parandaluar më shumë sulme mbi Shtetet e Bashkuara.

Shumë punonjës lokalë afganë që kanë qenë të angazhuar nga forcat e huaja kanë shprehur frikën se pas tërheqjes së këtyre forcave, mund të ketë hakmarrje ndaj tyre.

Por, presidenti Biden tha se afganëve të cilët punuan për forcat amerikane do t'u garantohet siguria.

"Është një shtëpi për ju në Shtetet e Bashkuara", tha Biden, duke shtuar se Uashingtoni do të fillojë fluturimet e evakuimit këtë muaj.

Misioni ushtarak 20-vjeçar i SHBA-së dhe NATO-s në Afghanistan po mbaron, por dhuna në këtë vend vazhdon të përshkallëzohet, pasi çdo ditë raportohet për luftime mes forcave qeveritare dhe talibanëve.

Sipas një marrëveshjeje me grupin militant, të arritur në Doha, SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s kanë rënë dakord që t’i tërheqin të gjitha trupat, në këmbim të angazhimit të talibanëve për të mos lejuar Al Kaidën ose ndonjë grup tjetër ekstremist, të veprojë në zonat që ata kontrollojnë.

Talibanët po shtrijnë kontrollin në shumë pjesë të vendit duke mposhtur forcat qeveritare.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, tha të enjten se vendi i tij po përballet me një tranzicion të vështirë ndërsa trupat amerikane po përfundojnë tërheqjen e tyre, por këmbënguli që forcat qeveritare kanë kapacitet për të luftuar me talibanët.

"Ajo që po shohim është një nga fazat më të komplikuara të tranzicionit", tha ai në një fjalim në Kabul.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se ai ishte i bindur se forcat e armatosura afgane mund t'i rezistonin talibanëve.

SHBA-ja dhe forcat aleate janë futur në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 shtator, 2001.





Губернаторы России
Москва

Собянин поздравил всех социальных работников с профессиональным праздником





Москва

США и Европа "подготавливают" Россию и Ближний Восток для переселений?!


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин поздравил всех социальных работников с профессиональным праздником



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Оркестр

Оркестр штаба Тихоокеанского флота выступил в столице БАМа




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Швейцарии завершился чемпионат Европы по спортивной и фитнес-аэробике

Мастер-классы по созданию крафтовых украшений проходят в центре Москвы

Уверенная победа россиян на турнире ONE FRIDAY FIGHTS 66


WTA

Теннисистка Андреева заявила, что хочет войти в топ-20 рейтинга WTA ради собаки



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Уверенная победа россиян на турнире ONE FRIDAY FIGHTS 66



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России